Bota

Shkup/ Amerikani dhunon efektivin e Policisë në Komisariat

4 Nëntor 2021, 22:13 Nga DOSJA
Shkup/ Amerikani dhunon efektivin e Policisë në Komisariat

SHKUP-  Një amerikan në komisariatin e Policisë në Shkup ka dhunuar një person mëngjesin e sotëm. Alsat.mk shkruan se ngjarja ka ndodhur në komisariatin Kisella Vodë, ku 42-vjeçari ka dhunuar një efektiv policie gjatë kryerjes së detyrës së tij.

“Mëngjesin e sotëm shtetasi i huaj është ndaluar në Stacionin e Kisella Vodës, për shkak se më herët ka prishur rendin dhe qetësinë publike. Derisa po futej në korridorin e Stacionit, ka filluar të sillet në mënyrë agresive duke goditur me dorë dhe këmbë në drejtim të inventarit. Kur zyrtari i policisë e ka parlajmëruar që të ndalojë sjelljen e dhunshme, i dyshuari është kthyer në drejtim të tij dhe e ka goditur me grushta në fytyrë, duke i shkaktuar lëndime trupore”, njoftojnë nga Prokuroria Publike e Shkupit.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni amerikani dhunon policin dhunohet efektivi i policise ne shkup amerikani dhunon policin dhunohet efektivi i policise ne shkup

Sondazh

Poll