Bota

Viola von Cameron: Në dialogun Kosovë-Serbi të përfshihen së më shumë gra

4 Nëntor 2021, 19:43 Nga DOSJA
Viola von Cameron: Në dialogun Kosovë-Serbi të përfshihen

KOSOVË- Raportuesja për Kosovës në Parlamentin Evropian, Viola von Cameron ka ritheksuar se pranimi në Bashkimin Evropian nuk do të bëhet pa pasur një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë. Gazeta Ekspress shkruan se Cameron ka ftuar të gjitha autoritetet kosovare që të krijojnë një platformë me një angazhim konstruktiv edhe me përfaqësuesit serb nga Kosova.

Pa një marrëveshje gjithëpërfshirje për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës si dhe Serbisë, pranimi në BE nuk do të ndodh për të dyja vendet. Ftoj të gjitha autoritetet kosovare, edhe kryeministrin edhe Kuvendin që të krijojnë një platformë me një angazhim konstruktiv me përfaqësuesit serb nga Kosova dhe të gjitha komunitetet tjera”,tha ajo.

Ajo gjithashtu ka kërkuar që gratë të përfshihen më shumë në procesin e dialogut me Serbinë, ndërkohë që shtoi se proceset e dialogut në Kosovë nuk janë aq transparente sa duhen.

“Dua ta theksoj përsëri, më shumë gra në dialog. Transparenca është një shtyllë e rëndësishme, nëse dëshironi të jeni llogaridhënës, duhet të keni angazhim të gjerë publik dhe legjitimitet të plotë për të gjitha marrëveshjet. Unë me keqardhje duhet të them që dialogu dhe proceset e tjera në Kosovë nuk janë transparente mjaftueshëm. Praktika e shoqërisë së gjerë, konsensusit, debatit publik, bashkëpunimi me shoqërinë civile, janë esenciale. Dua të jem e qartë se keni arritur marrëveshjet të cilat duhet të zbatohen dhe të respektohen. Kosova nuk duhet të lejojë të jetë ana që shkel marrëveshjet ndërkombëtare dhe obligimet nga marrëveshja e Brukselit”, theksoi ajo.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi viola von cameron dialogu kosove-serbi viola von cameron

Sondazh

Poll