Bota

VD: Momenti kur burri grek me thikë në dorë ndjek gruan për ta vrarë

4 Nëntor 2021, 19:06 Nga DOSJA
VD: Momenti kur burri grek me thikë në dorë ndjek gruan për

GREQI– Zbulohen faktet e reja tronditëse nga vrasja e 48-vjeçares Nektaria, e cila u godit me thikë nga bashkëshorti i saj, në Ierapetra. Në video-dokumentet tronditëse të prezantuara nga mediat greke, vrasësi shihet qartë duke ndjekur me thikë në duar 48-vjeçaren. Nektaria fatkeqe vrapon për t’i shpëtuar vrasësit të saj, i cili e ndjek me përkrenare në kokë, duke i drejtuar thikën. 48-vjeçarja nuk ia doli të shpëtonte, pasi në fund u qëllua me 16 goditje me thikë.

Menjëherë pas vrasjes së ish-bashkëshortes, autori largohet i pashqetësuar nga vendi i ngjarjes, duke mbajtur në dorë armën e krimit, teksa hipën në motorin e tij për t’u larguar nga vendngjarja. Teksa po largohej, është parë nga pronari i biznesit, i cili ka qenë edhe ai që ka lajmëruar policinë.

Duke folur për mediat, avokati i fëmijëv të çiftit, Apostolos Lytras, foli për skena tronditëse.

“Ajo që shoh është tronditëse. Ai është një njeri që e dinte shumë mirë se çfarë do të bënte. Nuk tregon asgjë ndryshe. Fëmijët janë në gjendje shoku. Nuk di si ta përshkruaj ndryshe situatën e tyre. Vajza e madhe e çiftit është bërë nënë dhe baba për vëllezërit e motrat e saj. Situata e tyre është tmerrësisht e vështirë, e gjithë jeta e tyre ka ndryshuar,” tha ai.

Vajza e madhe e çiftit së bashku me nënën e saj e kishin denoncuar më herët autorin për dhunë në familje.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni burri vret gruan greqi vrasje me thike burri vret gruan greqi vrasje me thike

Sondazh

Poll