Bota

“Vdekje SHBA-së!”, iranianët përkujtojnë me demonstrata ngjarjen që shokoi botën

4 Nëntor 2021, 19:01 Nga DOSJA
“Vdekje SHBA-së!”, iranianët përkujtojnë me

TEHERAN – Irani përkujtoi sot 42-vjetorin e marrjes peng të ambasadës amerikane të Teheranit. Në 800 qytete të vendit, qytetarë të shumtë iranianë demonstruan urrejtjen ndaj SHBA-së dhe Izraelit duke djegur flamujt amerikanë dhe izraelitë si dhe dukë bërtitur “Vdekje SHBA-së! Vdekje Izraelit!”.

Demonstruesit shfaqën manekinin e presidentit aktual amerikan Biden me gojën e përgjakur dhe me Yllin e Davidit (simboli i shtetit të Izraelit).

Çfarë është 4 nëntori 1979 në Iran?

Në 4 nëntor 1979, një grup studentësh iranianë zaptuan godinën e ambasadës amerikane në Teheran duke mbajtur peng për 444 ditë mbi 50 punonjës të ambasadës së SHBA-së. Ish-lideri dhe themeluesi i Republikës Islamike të Iranit Ajatollah Khomeini kërkoi që presidenti amerikan i kohës Xhimi Karter t’i dorëzonte Iranit ish-shahun e Iranit Reza Pahlavi, i cili u rrëzua nga Revolucioni Iranian në 11 shkurt të 1979. Por, SHBA-ja refuzoi kategorikisht kërkesën e Khomeinit, gjë që solli përkeqësimin e marrdhënieve mes dy vendeve.  Kriza e pengjeve amerikanë Teheran mori fund në 20 janar 1981, ditën kur Ronald Regan mori postin e presidentit të SHBA-së.

Që prej 1979, marrëdhëniet mes dy shteteve kanë qenë të acaruara, teksa SHBA-ja e akuzon iranin për mbështetje të grupeve terroriste në Lindjen e Mesme dhe për përdorim kriminal të armëve bërthamore, ndërsa shteti Iranian akuzon SHBA-në dhe aleatët e tij për ndërhyrje të paligjshme në rajonin e Lindjes së Mesme duke shkaktuar kriza politike në shumë prej këtyre vendeve.

Marrë nga “foxnews.com”

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll