Bota

Taksisti e drogoi, adoleshentja në Kazakistan u përdhunua për 4 ditë nga 17 burra

4 Nëntor 2021, 17:57 Nga DOSJA
Taksisti e drogoi, adoleshentja në Kazakistan u përdhunua për 4

KAZAKISTAN– Një adoleshente në Kazakistan u drogua nga një taksist, në makinën e të cilit hipi për tu kthyer në shtëpi dhe më pas u përdhunua për ditë të tëra nga 17 burra. Nëna e viktimës tregoi se ngjarja ndodhi në maj të këtij viti, por rasti nuk ende nuk është zbardhur dhe abuzuesit nuk janë dënuar.

17-vjeçarja doli në treg për të blerë fustatin e saj të mbrëmjes së maturës në fund të majit dhe më pas vendosi të kthehej në shtëpi me taksi. Gjatë udhëtimit, taksisti mori një tjetër rrugë, ndryshe nga adresa që i kishte dhënë vajza. Ajo u tremb dhe filloi të qante, kështu që taksisti i dha ujë për tu qetësuar. Pasi piu ujin e reja humbi ndjenjat dhe u kur u zgjua, gjendej në breg të një lumi krejt e zhveshur.

“Në fillim më përdhunuan buzë lumit, më pas më çuan në një shtëpi. Aty thërritën edhe persona të tjerë. Ata merrnin vazhdimisht dikë të ri duke i thënë: është një vajzë këtu, eja. Burrat vinin. Më rrihin vazhdimisht dhe më kërcënonin se nëse bërtisja apo rezistoja, do të më hidhnin në lumë” tregoi ajo.

Vazja tha se kjo gjë vijoi për katër ditë. Gjatë kësaj kohë familjarët kishin njoftuar se ajo ishte zhdukur. Vetëm pasi e gjetën, rezultoi se vajza ishte përdhunuar vazhdimisht. Nëna dyshon se policia lokale po mbulon dhunuesit e vajzës së saj. Ajo tregoi që një polic i kishte thënë të mbante gojën mbyllur, duke qenë se kishin marrë para nga përdhunuesit.

E ëma nuk e mohoi marrjen e parave prej tyre, por tha se nuk kishte ndërmend t’i falte. Departamenti i policisë rajonale vuri në dukje se rasti kishte nisur dhe më pas ishte mbyllur, pasi disa ekzaminime nuk mund të kryheshin. Vetë nëna dogji rrobat e vajzës së saj, të cilat ajo kishte veshur në ato ditë. Megjithatë, tani rasti është rihapur dhe është nën kontroll të veçantë.

Burimi: KTK

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota drogohet dhe perdhunohet adoleshentja kazakistan perdhunohet 17-vjecarja drogohet dhe perdhunohet adoleshentja kazakistan perdhunohet 17-vjecarja

Sondazh

Poll