Bota

Përqafime dhe emocione! Macron i dorëzon Merkel Kryqin e Madh të Legjionit të Nderit

4 Nëntor 2021, 07:18 Nga DOSJA
Përqafime dhe emocione! Macron i dorëzon Merkel Kryqin e Madh të

FRANCË– Presidenti francez Emanuel Macron i ka dorëzuar Kryqin e Madh të Legjionit të Nderit kancelares gjermane Angela Merkel. Presidenti francez i dha Merkelit Kryqin gjatë vizitës së saj të lamtumirës në qytetin Boone në Burgundy.

“Faleminderit që më mësove kaq shumë”, i tha ai Merkelit.

Macron postoi në Twitter videon ku Merkel i jep atij dokumentin që dëshmon vizitën e saj të parë në Francë kur ishte zëvendës-zëdhënëse e një delegacioni të RDGJ-së në vitin 1990.

pic.twitter.com/Us57ivvk7U

— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) November 3, 2021

Ata bashkëndanë përqafime dhe vlerësime për njëri-tjetrin.

Macron dhe gruaja e tij Brigita, së bashku me Merkelin dhe bashkëshortin e saj Joakim Sauer, vizituan spitalin mesjetar në Bunë, i cili është një muze dhe është i rrethuar me vreshta. Kjo ceremoni konsiderohet si një gjest miqësie mes Francës dhe Gjermanisë. Macron është presidenti i katërt i Francës që nga viti 2005, kur Merkel u bë kancelare gjermane.

Burimi: Blic.rs

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota angela merkel macron merkel turi i merkel angela merkel macron merkel turi i merkel

Sondazh

Poll