Aktualitet

Vrasja e shqiptarit në Gjermani, vetëdorëzohet në Polici autori 17-vjeçar

4 Nëntor 2021, 21:44 Nga DOSJA
Vrasja e shqiptarit në Gjermani, vetëdorëzohet në Polici

GJERMANI– Një 17-vjeçar është vetëdorëzuar në Polici lidhur me vrasjen e 25-vjeçarit shqiptar në qytetin e Këlnit. Sipas gazetës BILD, shqiptari ishte për vizitë te një i afërm në këtë qytet dhe kishte dalë për të festuar Halloween.

Jashtë klubit të natës “No name”, shqiptari u qëllua me një mjet të mprehtë, ndërsa dëshmitarët treguan tek autoritetet gjermane se mes viktimës që ende nuk është identifikuar dhe një personi tjetër kishte pasur sherr edhe brenda klubit.

Nuk dihet nëse adoleshenti e ka qëlluar me thikë apo me ndonjë shishe birre të thyer, por është në pranga pasi akuzohet për vrasje. Deri më tani, raportohet se ai nuk ka folur, ndërsa është dorëzuar bashkë me avokatin në polici.

(k.m./dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gjermani vritet shqiptari ne gjermani gjermani vritet shqiptari ne gjermani

Sondazh

Poll