Aktualitet

Masakroi babain e 3 fëmijëve, shqiptari dënohet për vrasje

4 Nëntor 2021, 21:34 Nga DOSJA
Masakroi babain e 3 fëmijëve, shqiptari dënohet për vrasje

BRITANI E MADHE- Shqiptari Erlin Hasa, i cili masakroi me thikë një 43-vjeçar rumun në Birmingham të Britanisë së Madhe është dënuar për vrasje, por ende nuk është vendosur periudha kohore. I riu goditi 62 herë me thikë rumunin Marian Savu, por sot ka mohuar sërisha akuzat e ngritura ndaj tij edhe trupat gjykuese e shpalli fajtor.

35-vjeçari shqiptar vrau ruminin Marian Savu, baba i 3 fëmijëve.në sy të njerëzve, të cilët kanë dëshmuar me sytë e tyre ngjarjen e rëndë. Ditën e incidentit, Hasa dhe Savu ndodheshin në shoqërinë e njëri-tjetrit së bashku me disa persona të tjerë. Në orët e para të mëngjesit të dy së bashku konsumuan kokainë dhe më pas e shpërndanë me njerëz të tjerë në tavolinë.

Por disa minuta më vonë, teksa viktima po qëndronte i ulur dhe po lexonte mesazhet e gruas në celular, Hasa mori thikën, i hodhi krahun në qafë sikur ta kishte mik të ngushtë dhe pretendohet se në këtë moment e goditi me thikë. 

Edhe pse i kapur në befasi, Savu mundi që t’i shpëtonte sulmeve për momentin dhe doli jashtë në rrugë në një kryqëzim. Por shqiptari e ndoqi dhe e goditi me thikë në mes të rrugës derisa i mori jetën.

Pas vrasjes, Hasa shkoi në apartamentin e tij për të larë gjakun që kishte në rroba, megjithatë ishte i çorientuar, i lyer me gjak dhe në momentin kur Policia i shkoi në shtëpi, nuk hezitoi që ta hapte derën duke përfunduar në pranga.

Marrë nga birminghammail.co.uk

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet erlin hasa marian savu erlin hasa marian savu

Sondazh

Poll