Bota

Kurti flet për mosliberalizimin e vizave: Është vendim i padrejtë dhe ditëshkurtër

4 Nëntor 2021, 16:46 Nga DOSJA
Kurti flet për mosliberalizimin e vizave: Është vendim i

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se vendimi për mosliberalizimin e vizave për shqiptarët e Kosovës është i padrejtë dhe ditëshkurtër. Mediat raportojnë se Kurti ka përmendur në takimin e Komisionit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit reformat që kanë ndërmarrë në sistemin e drejtësisë, ku tha se ishin në axhendë për reformë europiane. Kryeministri foli edhe për zhvillimin ekonomik, duke njoftuar se ka patur rritje të importeve dhe se menaxhimi i pandemisë nga qeveria ka qenë i suksesshëm.

“Kemi filluar reformat rrënjësore në drejtësi me veting dhe ligjin për pasuri të pajustifikueshme. Kemi intensifikuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit Këto reforma do të forcojnë shtetin e së drejtës. Kemi themeluar struktura ndërinstitucionale për procesin e integrimit evropian. Kemi rishikuar dhe miratuar planin kombëtar për zbatimin e MSA-së 2021 2025, kemi rishikuar planin e agjendës për reforma evropiane ERA 2. Këto edhe tema të tjera do të diskutohen hollësisht në ketë komision sot e nesër dhe këto janë prioritete edhe në agjenda për reforma evropiane. Edhe zëri i qytetarëve të Kosovës duhet të dëgjohet nga ju. Veprimi për mosliberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës është i padrejtë dhe dritëshkurtër. Shpesh them se Bashkimi Evropian fillon në shtëpi dhe duhet të rritet këtu nga brenda, por na duhet ndihma nga jashtë, pra ndihma nga BE-ja. Ne jemi te përkushtuar për të intensifikuar përmbushjen e reformave dhe jemi në rrugë te mbarë. Ndryshimet demokratike në Kosovë kanë sjellë stabilitet dhe deri në fund të këtij viti pritet të rritet edhe zhvillimi ekonomik. Kemi pasur rritje të hyrave importeve etj. Kemi menaxhuar pandeminë dhe jemi vendi i parë në rajon me mesataren e numrit të vaksinave” tha Kurti.

Glauk Konjufca, kryetari i parlamentit të Kosovës, ishte gjithashtu i pranishëm në këtë takim. Ai kritikoi Bashkimin Europian duke thënë se nuk e kanë mbajtur fjalën në lidhje me liberalizimin e vizave dhe sipas tij, BE nuk do të jetë e plotë pa përfshirje e Kosovës e vendeve të Ballkanit perëndimor. Konjufca shtoi se që nga zgjedhjet e mbajtura më 14 shkurt, në Kosovë ka vullnet politik për rrugën drejt integrimit evropian.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni albin kurti liberalizimi i vizave ne koosve stabilizim-asociimi albin kurti liberalizimi i vizave ne koosve stabilizim-asociimi

Sondazh

Poll