Politike

“Meta nuk do të shkarkohet”, Murrizi tregon arsyet: Pse u largua Hajdari nga votimi për Metën

14 Qershor 2019, 19:35 Nga DOSJA
“Meta nuk do të shkarkohet”, Murrizi tregon arsyet: Pse u

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë votoi me 100 vota pro rezolutën së kundërshton dekretin e Presidentit Ilir Meta, për shtyrjen e zgjedhjeve.

Por ajo që ra në sy, është vendimi i ndryshëm i opozitës parlamentare. Disa prej tyre votuan kundër, disa të tjerë abstenuan por kishte edhe nga ata që nuk morën pjesë në votim pasi u larguan. Mes të larguarve ishte edhe kryetarja e grupit parlamentar Demokrat, Rudina Hajdari.

Dosja.al kontaktoi me deputetin Myslym Murrizi, i cili tregoi mes të tjerash edhe arsyen e largimit të Hajdarit nga Kuvendi dhe mospjesëmarrja në votim.

Po ashtu ai tregoi se përse mendon se Ilir Meta nuk mund të shkarkohet.

Pjesë nga biseda:

A është përçarë opozita parlamentare, duke pasur parasysh se zonja Hajdari u largua nga votimi, ndërsa një pjesë e mirë e deputetëve të grupit parlamentar demokrat, votuan pro, ndërsa një pjesë tjetër kundër?

Murrizi: Zonja Hajdari kishte takim me OSBE-në. Nukë është larguar për shkak të rezolutës. Ajo ka ikur 3 orë para, pasi foli në Kuvend ajo u largua.

Nëse do të ishte sjellë në Kuvend kërkesa për shkarkimin e Metës, Si do të ishte qëndrimi juaj?

Murrizi: Po jo mor jo rri pa merak, se se shkarkojmë ne dot Metën. Ça lidhje ka ajo.

Vota juaj si do të ishte në një rast të tillë?

Murrizi: Sa të kenë Xhelil Gjonin gjallë, a të keqen mos u mërzisni ju gazetarët, me një vend janë ata, kanë një komandant. Kur të cijë do të flasim. Por të jesh i bindur se do të bëjnë prap marrrëveshje.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike myslym murrizi përçahet opozita parlamentare rezoluta e ps per meten myslym murrizi përçahet opozita parlamentare rezoluta e ps per meten

Sondazh

Poll