Aktualitet

Rama: Procesi i Berlinit në duart tona, Kurtin s’e bind. Flamujt? S’ka pyll pa derra

4 Nëntor 2021, 14:29 Nga DOSJA
Rama: Procesi i Berlinit në duart tona, Kurtin s’e bind. Flamujt?

BEOGRAD– Serbia duhet t’i kërkojë falje Kosovës, por kjo është gjëja e fundit që duhet të bëjë. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në Beograd, në një bashkë bisedim me gazetarët shqiptarë. Pas konferencës së përbashkët me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov, Rama vendosi tu përgjigjej disa pyetjeve të gazetarëve shqiptarë. Ai tha se falja është kapaku që i duhet vënë dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, pas shumë hapave të tjera që janë ndërmarrë. Procesi i Berlinit, sipas Ramës është në duart e vendeve të Ballkanit Perëndimor pas ndërmarrjes së nismës “Open Balkan”. 

I pyetur nga gazetarët shqiptarë në Beograd në lidhje me këtë gjë, Rama pëdori shprehjen ‘nuk ka pyll pa derra’ për të treguar se nuk ishte përgjegjësia e Vuçiç ai veprim. Ai shtoi se personi që dogji flamujt është arrestuar dhe do të përgjigjet para drejtësisë. Përsa i përket futjes së Kosovës në Ballkanin e Hapur, Rama tha se nuk ndërmerr dot asnjë hap për të ndikuar apo imponuar një vendim të tillë. Me ironi, ai shtoi se nuk ka as degë të Partisë Socialiste në Kosovë.

Kryeministri Edi Rama është i bindur se Ballkani i Hapur do të jetë në pjesën më të shndritshme të historisë. Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët shqiptarë, Rama tha se të gjithë ata që e damkosin si Shqipëri, e konsiderojnë si Shqipëri të Madhe heqjen e kufijve, nuk i bëjnë përshtypje aspak, pasi e di vendin e kësaj nisme në histori. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

‘Shqipëria e Madhe?’ Rama: Asnjë lajmërim rreziku, “Ballkani i Hapur”, i ndritshëm

Rama: Me Kosovën kemi marrëdhënie speciale, por s’kam degë të PS atje

Flamujt shqiptarë u dogjën! Rama: Çdo pyll ka derrat e vet, personi është kapur

Rama: Falja e Serbisë ndaj Kosovës është kapaku i dialogut, por vjen në fund

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama edi rama në beograd open balkan ne beograd edi rama edi rama në beograd open balkan ne beograd

Sondazh

Poll