Aktualitet

Prokuroria mbyll hetimet për Tom Doshin, vendimi përfundimtar i takon KQZ-së

4 Nëntor 2021, 09:26 Nga DOSJA
Prokuroria mbyll hetimet për Tom Doshin, vendimi përfundimtar i takon

TIRANË– Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka mbyllur hetimet për Tom Doshin dhe dosjen ia ka përcjellë sot Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ky i fundit ka në dorë të shqyrtojë nëse janë evidentuar të dhënat, t’i vlerësojë si dhe të marrë një vendim nëse mandati që mori Doshi nëse zgjedhjet e 25 prillit, është i vlefshëm.

Njoftimi zyrtar: Sektori i Dekriminalizimit prane Prokurorisë së Përgjithshme ka miratuar rezultatet e verifikimit për subjektin Tom Gjek Doshi dhe ia ka përcjellë sot më 04.11.2021 Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili si organ kompetent në zbatim të nenit 12 e 13 të Kreut V të Vendimit të Kuvendit nr.17/ 2016, duhet të shqyrtojë nëse janë evidentuar të dhëna që përfshihen në sferën e kufizimeve të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, dhe në vijim  të vlerësojë nëse ato janë brenda periudhës së ndalimit të përcaktuar në po këtij ligji.

Prokuroria nisi hetimet dhe iu drejtua zyrtarisht ambasadës amerikane për të kërkuar informacion mbi Doshin. Prokuroria e Përgjithshme kërkoi të dijë informacionet që kjo ambasadë disponon rreth Doshit, nisur dhe nga fakti që Departamenti amerikan i Shtetit në Prill të vitit 2018, vendosi që t’i ndalojë hyrjen në Shtetet e Bashkuara atij dhe anëtarëve të tjerë të familjes së tij. Vetë ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe Partia Demokratike ka bërë thirrje të përsëritura për moskandidimin e Doshit.

Vetë Doshi, Kryetari i Partisë Social Demokratike la mandatin pas përplasjes me SHBA dhe ambasadoren Yuri Kim. Ikja e tij i hapi rrugën drejt Kuvendit dy emrave të tjerë në Shkodër e Tiranë.

SHIKO EDHE: 

‘Plagosje në vitin ’90’/ Zbardhet dosja, çfarë gjeti Prokuroria për Tom Doshin

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike ndalimi i tom doshit ne zgjedhje prokuroria e pergjithshme tom doshi ndalimi i tom doshit ne zgjedhje prokuroria e pergjithshme tom doshi

Sondazh

Poll