Politike

Abuzimi i 6-vjeçares në Kamëz,Vokshi: Kërkoj ngritjen e Komisionit, dëgjesë URGJENTE

4 Nëntor 2021, 11:47 Nga DOSJA
Abuzimi i 6-vjeçares në Kamëz,Vokshi: Kërkoj ngritjen e

TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi kërkoi nga salla e Kuvendit që të ngrihet një komision për çështjen e grave dhe fëmijëve. Ajo u shpreh se në këtë komision do të kërkojë një dëgjesë urgjente me institucionet për sa i përket abuzimit të 6-vjeçares nga babai, në Kamëz. Me tone të larta, Vokshi shtoi se siguria e fëmijëve është kthyer në dështimin më të madh të qeverisë shqiptare.

“Çdo ditë në shkallët e kryeministrisë apo në komisionet parlamentare ministrat flasin për arritjet spektakolare ndërkohë që 51% e shqiptarëve janë në kushtet ekstreme të varfërisë, ne po harrojmë çështje jetike. Po harrojmë të flasim për sigurinë e fëmijëve në shkolla. 4 herë ministrja Kushi ka refuzuar të vijë në komisionin e shëndetësisë për të raportuar. 4 herë e ka shkelur kushtetutën në dy javë. Më qesharakja është se ndiqte live mbledhjen, pra kohë kishte, por s’kishte dëshirë. Çfarë e shtynte ministren Kushi të shkelte kushtetutën? Edi Rama nuk e do arsimin, nuk i pëlqen të arsimuarit. Dështimi më i madh është siguria e fëmijëve në shkolla. 81 raste dhunimi në shkolla nga prilli deri në qershor, 44 raste dhunë seksuale. Çfarë u bë me programet e trumbetuara, sistemi ka dështuar. Në Kamëz një vajzë 6 vjeçe është dhunuar nga i ati. Rasti nuk është referuar nga drejtori i shkollës, vetëm falë një mësueseje rasti është referuar privatisht. Asnjëri nuk ka referuar rastin e vajzës. Në një rast të tillë, kryeministri duhet ta kishte shkarkuar menjëherë ministren Kushi. Sistemi arsimor nuk po i mbron fëmijët. Ka dështuar dhe për këtë mban përgjegjësi ministrja Kushi që as tani nuk është në sallë. Hetim urgjent, profesional të rastit të Kamzës. Duhet të shkundet sistemi. Kërkoj që të ngrihet menjëherë nënkomisioni për çështjet e grave dhe fëmijëve, do kërkoj një dëgjesë urgjente me institucionet’- tha Vokshi.

LAJMI KRYESOR: KUVEND/ Mungon Rama, Shehu interperlancë me Manastirliun: Green pass për baret

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike albana vokshi seance plenare 4 nentor 2021 albana vokshi seance plenare 4 nentor 2021

Sondazh

Poll