Aktualitet

Gjykata e Apelit zbardh vendimin ndaj Llallës, i hapet rrugë rekursit

4 Nëntor 2021, 10:31 Nga DOSJA
Gjykata e Apelit zbardh vendimin ndaj Llallës, i hapet rrugë rekursit

TIRANË– Gjykata e Posaçme e Apelit ka zbardhur vendimin ndaj ish kryeprokurorit Adriatik Llalla, i dënuar me 2 vite burg. Zbardhja e vendimit i hap rrugë edhe rekursit në Gjykatën e Lartë.

Sipas Apelit të Posaçëm ish kryeprokurori Llalla, u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode.

Llalla akuzohet se nuk ka deklaruar një shumë prej rreth 7000 euro për lindjen e djalit të tij, shpenzimet për ndërtimin e katit të tretë te banesës si dhe shkollimin e vajzës së tij në Gjermani.

Gjithashtu ndaj ish kryeprokurorit gjykata vendosi edhe konfiskimin e pasurisë. Në apartament në Durrës dhe rreth 22 mijë m2 tokë arë ne periferi të Tiranës. Në vendimin e saj Apeli i GJKKO-së, thotë se ish kryeprokurori për 5 vite nuk duhet te ushtrojë asnjë funksion publik.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik llalla gjykata e lartë adriatik llalla gjykata e lartë

Sondazh

Poll