Aktualitet

Aksion arrestimesh nga Policia/Vjedhje, dhunë, aksidente dhe tentativë për vrasje

4 Nëntor 2021, 12:10 Nga DOSJA
Aksion arrestimesh nga Policia/Vjedhje, dhunë, aksidente dhe tentativë

TIRANË – Një sërë arrestimesh kanë ndodhur ditën e sotme nga Policia e Shtetit duke filluar nga vjedhjet, dhuna në familje, aksidentet e deri tek tentativa për vrasje. 

Policia e Kavajës ka arrestuar ditën e sotme një 34-vjeçar pasi gjatë një konflikti plagosi me armë Sh.S për motive të dobëta. Është arrestuar gjithashtu E.K. 13 vjeç pasi kishte kryer mbi 10 vjedhje duke nisur nga  biçikletat, dyqanet, disa celularë dhe portofola që u merrrte qytetarëve.  Forca “Shqiponja” ka arrestuar një 22-vjeçar, E.N pasi gjatë kontrollit që i bënë i gjetën me vete kokainë.

R.G, 35 vjeç  dhe M. D, 34 vjeç, u arrestuan nga policia pasi dhunuan fizikisht dhe psikologjikit bashkëshortet e tyre kurse  E. K, 59 vjeç, u arrestua pasi goditi me thikë F.F në rrugën “Edit Durham”, për motive të dobëta. Policia arrestoi gjithashtu një 20-vjeçar pasi në Rrugën e Kavajës përplasi me makinë L. A, 40 vjeçe, e cila ndodhet në spital në kujdesine mjekëve. 

10 persona janë arrestuar pasi i jepnin makinës në gjendje të dehur dhe disa rej tyre nuk kishin as patentë.  Ata janë K. D, 59 vjeç, A. B, 46 vjeç, A. D, 18 vjeç, F. T, 49 vjeç, A. B, 52 vjeç, V. H, 29 vjeç, R. H, 61 vjeç, G. A, 21 vjeç, B. Q, 41 vjeç dhe I. L, 30 vjeç. Policia arriti të kapte gjithashtu N. Z, 34 vjeç, pasi ishte në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”, për t cilën edhe ishte dënuar në mungesë nga Gjykata me 5 muaj burg

Njoftimi i Policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë ndalimi i shtetasit E. S, 34 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale ”Vrasje me dashje“, e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas me datë 14.04.2021, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Sh. S.. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 referuan materialet për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë për shtetasin e mitur me iniciale E. K, 13 vjeç, pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar si autor i 10 vjedhjeve të ndryshme( vjedhje biçikletash, dyqanesh, aparat celular dhe portofola shtetasve të ndryshëm. Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. N, 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. G, 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: E. K, 59 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Falsifikimi i dokumentave”, sepse në rrugën “Edit Durham”, për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasin F. F, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën; Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë ndalimi i shtetasit N. Z, 34 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me mungesë me 5muaj burg, për veprën penale “Mashtrimi”. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. D, 34 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: E. S, 20 vjeç, pasi në Rrugën e Kavajës ka aksidentuar këmbësoren shtetasen L. A, 40 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. K. D, 59 vjeç, A. B, 46 vjeç, A. D, 18 vjeç, F. T, 49 vjeç, A. B, 52 vjeç, V. H, 29 vjeç, R. H, 61 vjeç, G. A, 21 vjeç, B. Q, 41 vjeç dhe I. L, 30 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur; R. Ç, 18 vjeç, Xh. T, 24 vjeçe dhe J. B, 21 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse pa leje drejtimi.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 10 shofere dhune ne familje i denuar per vjedhje policia e shtetit policia e shtetiti tentative per vrasje arrestohen 10 shofere dhune ne familje i denuar per vjedhje policia e shtetit policia e shtetiti tentative per vrasje

Sondazh

Poll