Aktualitet

E RËNDË! Përdhunohet nga familjari 16-vjeçarja në Gjirokastër, burri mohon akuzat

4 Nëntor 2021, 07:46 Nga DOSJA
E RËNDË! Përdhunohet nga familjari 16-vjeçarja në

GJIROKASTËR– Një tjetër rast përdhunimi me të mitur ka ndodhur në vend. Në fshatin Libohovë të Gjirokastrës është zbuluar se 53-vjeçari Kabuli Hunda, në periudha të ndryshme kohore ka kryer marëdhënie seksuale me dhunë ndaj një 16-vjeçareje më të cilën ka lidhje gjaku, xhaxhai i babait të vajzës. Policia e ka arrestuar Hundën, i cili akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale më dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

Babai i vajzës e kishte dajë 53-vjeçarin, ndërsa si autori ashtu dhe familja e viktimës jetonin në një lagje. Abuzuesi më parë kishte jetuar në Greqi, ndërsa gruaja i kishte vdekur. 53-vjeçari është baba i një vajze të rritur, mbi 20 vjeç.

16-vjeçarja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe ka përfunduar në spitalin e Gjirokastrës në gjendje të rëndë shëndetësore, duke u shtruar menjëherë në reanimacion me hemorragji të rëndë dhe me hemoglobinë 1. Mjekët menduan se e mitura mund të ishte prekur nga leucemia, më pas kanë diskutuar për një abort spontan. Aktualisht ajo po i nënshtrohet ekzaminimeve teksa ndodhet ende në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Nëna e vajzës së mitur është shprehur se nuk do bëjë asgjë për këtë çështje, e se do ta lërë në heshtje. Nga ana tjetër, Hunda i cili tashmë është arrestuar, ka mohuar të gjitha akuzat që janë ngritur ndaj tij.

“Nuk janë të vërteta akuzat, nuk dëshiroj të jap asnjë lloj shpjegimi për këtë ngjarje të montuar por do të shprehem në një moment të dytë”, ka deklaruar Hunda.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër ndaluan shtetasin K. H., 53 vjeç, banues në Libohovë, pasi dyshohet se në periudha të ndryshme kohore ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur, 16 vjeçe, e cila ndodhet në spital, për të marrë ndihmën mjekësore dhe për ekzaminimet e mëtejshme. Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale më dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

ZHVILLIMER ORË PAS ORE:

I dyshuar për abuzim seksual me 16-vjeçaren! Burri i bie murit me kokë (DËSHMIA)

E mitura u përdhunua për disa vite nga i afërmi i burrit, nëna: Asgjë nuk do bëj!

FOTO/ Ky është 53-vjeçari që përdhunoi minorenen në Gjirokastër

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet abuzim me te mitur gjirokaster kabuli hunda perdhunohet 16-vjecarja ne gjirokaster abuzim me te mitur gjirokaster kabuli hunda perdhunohet 16-vjecarja ne gjirokaster

Sondazh

Poll