Aktualitet

E frikshme! Tentohet të rrëmbehet një person në Vlorë, policia ndjek autorët

4 Nëntor 2021, 12:26 Nga DOSJA
E frikshme! Tentohet të rrëmbehet një person në Vlorë,

VLORË– Një person është tentuar të rrëmbehet ditën e djeshme në qytetin e Vlorës. Personi me inicialet A.S, u tentua të futej me dhunë në një mjet në të cilën ishin dy person, të moshave 31 dhe 34-vjeç. Për motive të dobëta, dy autorët Sandri Sulaj dhe Sadedin Jaupaj banues në fshatin Armen të Vlorës, tentuan që ta merrnin me forcë. Duke mos ia arritur qëllimit, ata u larguan me mjetin e tyre. Personi me inicialet A.S bëri kallëzim në polici për ngjarjen e ndodhur. Policia është në ndjekje të autorëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë shpallën në kërkim shtetasit S. S., 34 vjeç dhe S. J., 31 vjeç, të dy banues në fshatin Armen, Vlorë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, për motive të dobëta kanë tentuar të marrin në makinë forcërisht shtetasin A. S. Vijon puna për kapjen e tyre.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet pengmarrje rrembim ne vlore sadedin jaupaj sandri sulaj tentative per rrembim ne vlore vlore pengmarrje rrembim ne vlore sadedin jaupaj sandri sulaj tentative per rrembim ne vlore vlore

Sondazh

Poll