Bota

Hagë/Gjyqi ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, sot dëgjohet dëshmitari i tretë

4 Nëntor 2021, 07:44 Nga DOSJA
Hagë/Gjyqi ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, sot dëgjohet

HAGË – Ditën e sotme në Dhoma Speciale në Hagë do të vijojë gjykimi ndaj krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Sot do të dëgjohet dëshmitari i tretë i cili do të përgjigjet  pyetjet e mbrojtjes së ish-krerëve të OVL-UÇK. Dëshmitari i tretë i ZPS-së është një punonjës sigurie në këtë zyrë i cili tashmë u është përgjigjur pyetjeve të prokurorisë.

Gjykimi ndaj tyre ka nisur në 7 tetor 2021, dhe janë dëgjuar dy dëshmitarë.

Hysni Gucati e Nasim Haradinaj po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej 25 shtatorit të vitit 2020 kur edhe u arrestuan në Prishtinë. Ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

‘S’du me fol për atë pjesë’, gazetari reagon për herë të parë pas dëshmisë në Hagë

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora kryesore hysni gucati hysni gucatit nasim haradinaj nasim haradinaj ne hage hysni gucati hysni gucatit nasim haradinaj nasim haradinaj ne hage

Sondazh

Poll