Bota

‘Gjendja në Bosnje është alarmuese’, Gjermania e shqetësuar pas raportit të Smichdt

4 Nëntor 2021, 12:19 Nga DOSJA
‘Gjendja në Bosnje është alarmuese’, Gjermania e

GJERMANI– Jemi të alarmuar pas raportit të paraqitur nga Përfaqësuesi i Lartë (HR) Christian Schmidt, thuhej nga qarqet qeveritare të mërkurën në mbrëmje në Berlin. “Qeveria Federale ndan shqetësimin e madh të Përfaqësuesit të Lartë Schmidt për situatën e brendshme politike në Bosnjë-Hercegovinë dhe sidomos për një sërë deklaratash të presidentit serb, Milorad Dodik. “Thirrjet për shkëputje dhe për hapa për dobësimin e  shtetit në tërësi janë të papërgjegjshme dhe krejtësisht të papranueshme”, thuhet ndër të tjera në një prononcim të  Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë për DW.

Ministria e Jashtme gjermane gjykon më tej se Bosnja-Hercegovina po ecën prapa, dhe se ekziston rreziku i një krize të përhershme me pasoja negative për qytetarët e të gjithë vendit. “E gjithë kjo rrezikon stabilitetin jo vetëm të Bosnjë-Hercegovinës, por të të gjithë rajonit. Ne jemi duke u konsultuar intensivisht me partnerët tanë, veçanërisht në BE, në Kuint dhe në Ballkanin Perëndimor dhe në kuadër të Këshillit për Zbatimin e Paqes, për hapat që mund të ndërmarrim për të shmangur një zhvillimi të tillë”, përfundon deklarata  e Ministrisë së Punëve të Jashtme gjermane. Kuinti përbëhet nga përfaqësues të pesë shteteve perëndimore: Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Schmidt: Ka një përshkallëzim të rrezikshëm në Bosnje

Përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Sarajevë, Christian Schmidt, kishte paralajmëruar më parë në një raport për Këshillin e Sigurimit të OKB-së për një përshkallëzim të rrezikshëm të situatës në Bosnje-Hercegovinë.

“Bosnja-Hercegovina po përballet me kërcënimin e saj më serioz ekzistencial të periudhës së pasluftës”, shkruante diplomati gjerman dhe ish-ministri i Bujqësisë në raportin e tij më të fundit drejtuar Kombeve të Bashkuara, bën të ditur dpa./DW/

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota christian schmidt marredheniet serbi-bosnje hercegovine millorad dodik christian schmidt marredheniet serbi-bosnje hercegovine millorad dodik

Sondazh

Poll

Bota 4 Nëntor 2021, 08:26

DW: Gjermania zvogëlon eksportin e armëve

Qeveria federale ka lejuar dukshëm më pak eksporte të armëve në gjysmën e parë të vitit 2021 sesa në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kështu thuhet në n...