Bota

Kompanitë amerikane të pakënaqura me Gjermaninë, arsyeja mungesa e dixhitalizimit

4 Nëntor 2021, 12:29 Nga DOSJA
Kompanitë amerikane të pakënaqura me Gjermaninë, arsyeja

GJERMANIA- Kompanitë amerikane nuk janë më aq të kënaqura me Gjermaninë sa vitin e kaluar. Ky është rezultati i sondazhit të fundit të kryer nga Dhoma Amerikane e Tregtisë në Gjermani (AmCham Germany) me 50 kompanitë amerikane me qarkullimin më të lartë në vend. Gjermania si vend biznesi vlerësohet pozitivisht, por vetëm me një 2.4. Në vitin 2020 vlerësimi ishte 1.9.

Masat e ndryshme në krizën e koronës ato i vlerësuan pozitivisht. Për shembull, kompensimin për punën me orar të reduktuar, paketën e shpëtimit për të vetëpunësuarit dhe sipërmarrjet e mesme, paratë shtesë për familjet dhe ndihmën për artistët e kanë forcuar Gjermaninë si vend për biznesin. Megjithatë, nga ana tjetër, ka pasur shumë pak investime shtetërore, ankohen kompanitë amerikane dhe administrata gjermane ka mbetur prapa në digjitalizim.

Për këtë arsye, kompanitë amerikane që operojnë në Gjermani kërkojnë reforma nga qeveria e re gjermane. Është e rëndësishme që tani të përcaktohet kursi që kompanitë amerikane të vazhdojnë të investojnë në Gjermani si një vend biznesi, thotë Simone Menne, Presidente e Dhomës Amerikane të Gjermanisë. “Qeveria e ardhshme gjermane duhet të zhvillojë ide të reja që nxisin inovacionin dhe aftësinë për konkurrencë në Gjermani në një mënyrë të qëndrueshme dhe afatgjatë. Në qendër të vëmendjes duhet të jetë ndryshimi i klimës, transformimi digjital dhe përballimi i pasojave ekonomike dhe sociale të pandemisë së koronas”, thotë Menne.

Në vitin fiskal 2020, pandemia la gjurmë edhe në kompanitë më të mëdha amerikane në Gjermani. Qarkullimi i përgjithshëm i 50 më të mirëve ra me 1.4% në 189 miliardë euro. Vërtet që disa sektorë, si shitja me pakicë, programet kompjuterike, logjistika dhe farmaceutika u rritën ndjeshëm, por të tjerë humbën terren./DW/

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota dhoma amerikane e tregtisë në gjermani ekonomia gjermqne simone mene dhoma amerikane e tregtisë në gjermani ekonomia gjermqne simone mene

Sondazh

Poll