Bota

VD-Open Balkan, Dimitrov: Në Tiranë deklarojmë fitore, të tërheqim vendet e tjera

4 Nëntor 2021, 11:16 Nga DOSJA
VD-Open Balkan, Dimitrov: Në Tiranë deklarojmë fitore, të

SERBI– Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët pas takimit me Vuçiç dhe Ramën është shprehur senë dhjetor në Tiranë do të shpalosen fitoret e deritanishme të nismës.

” Do të ishte shumë mirë nëse do të hiqnim pengesat dhe të bashkëpunonim në rajon. Sa më shumë të bashkëpunojmë tregojmë se jemi një rajon që nuk importojmë probleme. Jemi zotër të rezultateve. Kjo ka qenë përvoja imë kur Takoma pëfaqësuesit e dhomës së tregtisë. Në transporte humbasim të paktën tre javë për pritjen e një laboratori, pavarësisht se dy vendet fqinj dhe mike kanë mundësi mjaftueshëm që të kenë miratimin e vetëm një laboratory, qoftë maqedonas apo serb. Kemi hartuar një plan specific për të tejkaluar këto mangësi. Kemi vullnet politik që mund të shndërrohet dhe kthehet në zgjidhje legjislative. Ajo çfarë na mungon është fokusi tek zbatimi. Në takimin tonë në fund të dhjetorit të Tiranë duam të deklarojmë një sërë fitoresh, aq më tërheqëse bëhet nisma për vendet e tjera të rajonit. Është shumë e rëndësishme kjo gjë. Në këtë mënyrë zgjidhim dhe ato rezerva që mund të kenë vendet e tjera. Jemi shprehur se bashkëpunimi rajonal nuk është alternativë.”-tha Dimitrov.

Dimitrov gjithashtu theksoi se pavarësisht krizës politike në vend pas dorëheqjes së Zarv, Maqedonia e Veriut nuk mund tja lejonte vetes që mos të merrte pjesë në takim.

“Nuk ia lejojmë dot vetes që të mungojmë në këto takime. Vendet e fituara janë ata për të cilët kufijtë nuk kanë asnjë rëndësi. Ne duhet të ndihmë të tjerët dhe të kujdesemi për ta njësoj siç e bëjmë për veten. PBB do të rritet na është dhënë dhe kapërcimi i hendekut ekonomik është shumë i rëndësishëm kur vjen fjala për qytetarët e tri vendeve tona dhe të gjithë të Ballkanit Perëndimor.”-tha ai.

Lajmi  kryesor/Open Balkan’! Vuçiç: Samiti i Tiranës në dhjetor

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni aleksander vucic edi rama nikola dimitrov open ballkan ne beograd aleksander vucic edi rama nikola dimitrov open ballkan ne beograd

Sondazh

Poll