Bota

Stano mbi deklaratën e Kurtit: Marrëveshja e Asosacionit do të zbatohet

4 Nëntor 2021, 13:10 Nga DOSJA
Stano mbi deklaratën e Kurtit: Marrëveshja e Asosacionit do të

BRUKSEL- Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka folur sërish mbi dialogun Kosovë-Serbi ku është shprehur se marrëveshjet e nënshkruara duhet të impelementohen, përfshirë edhe marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe.

I pyetur lidhur me deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se nuk do të lejojë të formohet Asociacioni, Stano ka thënë se “BE-ja nuk i komenton deklaratat e të tjerëve” dhe se “është e qartë kur bëhet fjalë për zbatimin se çfarë është marrë vesh në dialog”.

Duhet të bëjmë gjithçka që të zbatohet ajo çfarë është nënshkruar”, -ka thënë Stano.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për median britanike BBC, ka deklaruar se s’do të lejojë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe qoftë si kryeministër apo në opozitë.

(D.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora albin kurti asosacioni i komunave me shumice serbe ne kosove dialogu kosove-serbi peter stano albin kurti asosacioni i komunave me shumice serbe ne kosove dialogu kosove-serbi peter stano

Sondazh

Poll