Politike

Kim: Policia duhet të rrisë besimin te publiku, ne i dimë rreziqet e tyre

4 Nëntor 2021, 10:38 Nga DOSJA
Kim: Policia duhet të rrisë besimin te publiku, ne i dimë

TIRANË– Ambasadorja Yuri Kim deklaroi ditën e sotme se në takimin me drejtorin e Përgjithshëm të policisë së shtetit, Gledis Nano. Kim bëri të ditue se policia duhet të rrisë besimin në sytë e publikut. Ambasadorja tha se të SHBA është mbështetëse ndaj policisë së shtetit pasi është e vetëdijshme për rreziqet që ndërmerr, të cilat shkojnë deri në humbjen e jetëve për të ruajtur rendin.

‘Faleminderit, pata një takim shumë të mirë me zotin Nano, erdha për ta përgëzuar për pozicionin e ri, gjithashtu rikonfirmova se është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi mes dy vendeve tona për çështjet e ligjit. Ne do të vazhdojmë të japim sa më shumë mbështetje që është e mundur, diskutuam për mënyrat si policia të rritë besimin në sytë e publikut. Ne jemi mbështetës të prezencës së policisë, e dimë që policia e shtetit merr rreziqe të mëdha, duke humbur jetë për të ruajtur rendin. Diskutuam rëndësinë sesi ligjzbatimi të mbetet i pandryshueshëm.’- thotë Yuri Kim.

LAJMI KRYESOR: Yuri Kim takohet me Gledis Nano, ambasadorja: Policia të jetë e besueshme te publiku

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kim takohet me nanon yuri kim kim takohet me nanon yuri kim

Sondazh

Poll