Art&Argëtim

Goditi me grushta një person, Gjykata dënon me burg menaxherin e Taynës

3 Nëntor 2021, 18:52 Nga DOSJA
Goditi me grushta një person, Gjykata dënon me burg menaxherin e

KOSOVË – Gjykata Themelore e Gjilanit, Kosovë e ka shpallur fajtor Rinor Hykollin, i njohur në publik si menaxheri i Taynës.

Ai akuzohet se ka goditur me pjesën e pasme të armës dhe më pas me grushta një person jashtë diskotekës “Stop”, në Gjilan. Goditjet kanë qënë aq të forta sa personi ka shkuar të marrë mjekin në spital.

Gjyqtari Behar Ymeri ka njoftuar se dënimi ndaj tij do të ekzekutohet pasi vendimi të marrë formën e prerë. Koha e qëndrimit në paraburgim ndaj tij do të llogaritet si pjesë e dënimit.

“Në bazë të nenit 186, paragrafi 3 nënparagrafi 3.1 lidhur me paragrafin 1 nënparagrafi 1.3 të KPRK-së, veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, e dënueshme me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet“, thuhet në akuzë.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz gjykata denon rinor hykollin menaxheri i taynes reperja tayna rinor hykolli gjykata denon rinor hykollin menaxheri i taynes reperja tayna rinor hykolli

Sondazh

Poll