Art&Argëtim

Habit Big Mama: S’e kam problem tradhtinë, nuk hahen fasule përnatë

3 Nëntor 2021, 18:41 Nga DOSJA
Habit Big Mama: S’e kam problem tradhtinë, nuk hahen fasule

TIRANË – Këngëtarja Big Mama ka treguar në një intervistë së fundmi se nuk e ka problem tradhëtinë pasi sipas saj nuk prishet familja për një natë që burri “del” nga shinat.

Ajo ishte pjesë e programit “Për Ditë të Mbarë” të RTV21, ku foli për jetën profesionale, por edhe private të saj, ku edhe i bënë disa pyetje lidhur me tradhtinë. Big Mama u shpreh se nuk është si femrat e tjera që bëhen xheloze apo histerike. Ajo tha se patjetër që tradhtia i dhemb, por nuk do prishte lidhjen apo familjen nëse burri do bënte seks një natë me një femër, duke shtuar se “nuk do hajë vetëm fasule”. Këngëtarja tha se burri e ka hallall nëse del ndonjëherë nga normalja.

“Po jam tradhtuar, oho. Ka shumë loje tradhtish, nuk më vret të them të drejtën, se kam atë problem. S’jam si femrat e tjera që bën histerike dhe xheloze të mëdhaja. Më dhemb, kur s’ka xhelozi, s’ka dashuri. Por nuk prish një lidhje ose familjen nëse burri im apo i dashuri ka dalë një natë me një femër. Punë e madhe, ka shkuar një natë, pastaj ka ardhur tek unë. U mashtrua, natë për natë fasule nuk hahen, përderisa më respekton e vlerëson, jam primare për atë, nëse del ndonjëherë shinave, hallall e ka”, u shpreh Big Mama.

Këngëtarja e famshme nga Tetova, Besiana Kasami, ose Big Mama siç njihet nga publiku është e njohur për çiltërsinë dhe përgjigjet e saj pa komplekse.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz big mama big mama flet per tradhetine shperthen big mama big mama big mama flet per tradhetine shperthen big mama

Sondazh

Poll