Bota

Brazili lejon qindra pesticide në vend, Europa dhe Kina nuk i miraton

14 Qershor 2019, 16:58 Nga DOSJA
Brazili lejon qindra pesticide në vend, Europa dhe Kina nuk i miraton

BRAZIL- Brazili ka miratuar qindra produkte të reja të pesticideve pasi kryetari i ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro, mori pushtetin në janar.

Më shumë se 1,000 pesticide u zbuluan sipas njw studimi që nga viti 2016. Shumë prej tyre janë të ndaluara në Evropë.

Nga 169 pesticide të reja të sanksionuara deri më 21 maj të këtij viti, 78 përmbajnë përbërës aktivë të klasifikuar si shumë të rrezikshëm nga Rrjeti i Veprimit të Pesticideve dhe 24 përmbajnë përbërës aktivë të ndaluar në BE, sipas studimit të publikuar të mërkurën nga agjencia e lajmeve Greenpeace.

Brazili ka miratuar 87 produkte që përmbajnë glifosate që nga shtatori 2016, duke përfshirë tetë këtë vit. 

Firma kineze kimike Adama ka regjistruar 25 produkte në Brazil që nga viti 2016 që përmbajnë kimikate që nuk mund të përdoren në BE, duke përfshirë dy me acefat. Kina vendosi kufizime të afefatit në vitin 2017. 

Luiz Cláudio Meirelles, një studiuese e institutit kërkimor qeveritar Fiocruz dhe Shoqatës braziliane të Shëndetit Kolektiv (Abrasco), tha se Kongresi duhet të kalojë një projektligj për reduktimin e pesticideve dhe të promovojë përbërësit natyralë.

Burimi: The Guardian 

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota pesticide te ndaluara ne europe pesticidet ne brazil pesticide te ndaluara ne europe pesticidet ne brazil

Sondazh

Poll