Art&Argëtim

“Ia hënksha zemrën”, ‘efektivi hot’ bën namin në Tik Tok: Në aksion me Kiçen, hero

3 Nëntor 2021, 16:12 Nga DOSJA
“Ia hënksha zemrën”, ‘efektivi hot’ bën

TIRANË– Vetëquhet ‘Supermeni 69’ por mban veshur një nga uniformat e Policisë së Shtetit dhe reklamon ‘aksionet’ në rrjetin social ‘Tik Tok’. Dosja.al ju sjell disa video të të riut që preferon të mos identifikohe për të njihet vetëm me nofkën e tij, ku dëgjohet të flasë në emër të Policisë së Shtetit për aksione. Në një prej tyre pozon brenda një makine.

“Jena drejtpërsdrejti, unë jam supermani, super heroi i popullit, jam relaks në Bezn me këngën e Anila Mimanit, ia hënksha zemrën, e kalofshi mirë, do takohemi me aksione të reja, bashkëpunim me Policisë së Shtetit, gjithmonë,”- thotë ai ndërkohë që në sfond dëgjihet kënga.

Në një video tjetër, personi në fjalë shihet krah ‘Kiçes’, një tjetër personazh që është bërë e famshme nga rrjetet sociale.

“Heroi juj i zemrës naksjon me Kiçen. Kiçja mori nëj superfuqi nga puthja ime stil hardhuci,”- shkruan ai mbi video.

Nuk dimë të themi nëse personi që shfaqet me uniformë, stemat e të cilës i përkasin patrullës së rendit është vërtet efektiv i Policisë së Shtetit apo bëhet fjalë për veshje të sajuara prej vetë atij në mënyrë që të ‘pompohet’ në ‘Tik Tok’.

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

virale virale efektivi ne tik tok policia e shtetit tik-tok efektivi ne tik tok policia e shtetit tik-tok

Sondazh

Poll