Art&Argëtim

“Një audiencë me Adele” këngëtarja lançon albumin e ri në mënyrë të veçantë

3 Nëntor 2021, 13:20 Nga DOSJA
“Një audiencë me Adele” këngëtarja lançon

MBRETERI E BASHKUAR– Adele do të rikthehet në ekran këtë muaj përmes një show speciale për kanalin televiziv Britanik, ITV ku do të inagurohet lançimi i albumit të saj të ri. Sipas Indipendent, të martën në mbrëmje, më 2 nëntor, u njoftua se këngëtarja Adele do të performojë në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë pas katër vitesh, në Palladium të Londrës .

Shfaqja do të regjistrohet për ITV, në një speciale televizive të titulluar “Audiencë me Adele” që do të transmetohet më 21 nëntor. Këngëtarja do të shfaqë materiale nga albumi i saj i katërt ’30’ së bashku me hitet klasike në Palladium të Londrës.

“Një audiencë me Adele” fatkeqësisht nuk do të ketë bileta për publikun.

Në vend të kësaj, audienca në Palladium do të jetë një grup i ftuar posaçërisht nga Adele me “heronjtë personal të këngëtares, kolegëve muzikantë, artistëve, aktorëve dhe sportistëve”.

(S.B/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz adele adele

Sondazh

Poll