Art&Argëtim

Prishen tualetet e anijes kozmike, austronautët përdorin të brendshmet speciale

3 Nëntor 2021, 09:42 Nga DOSJA
Prishen tualetet e anijes kozmike, austronautët përdorin të

NEW JORK– Anija kozmike SpaceX kohët e fundit ka patur një problem me tualetet e bordit. Kjo gjë ka krijuar probleme për 4 astronautë të cilët do të rikthehen këtë muaj në Tokë nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar.

Sipas BBC, katër astronautët do të përdorin të brendshme të posaçme, tha Steve Stich, menaxher i Programit Komercial të NASA-s.

SpaceX zbuloi për herë të parë një problem me tualetin e anijes kozmike teksa po kryente një inspektim muajin e kaluar. Ata zbuluan se një tub, që dërgonte urinën në një depozitë ishte shkëputur dhe si pasojë, mbetjet dilnin në dyshemenë e kapsulës.

“Ka një rezervuar magazinimi ku urina shkon për t’u ruajtur, një tub u shkëpu ose nuk u ngjit mirë,” tha William Gerstenmaier, një ish-administrator i asociuar në NASA, i cili tani punon si kreu i sigurimit të misionit të SpaceX. “Kjo lejoi që urina në thelb të mos hynte në rezervuarin e magazinimit, por në sistemin e ventilatorit.”

Jared Isaacman, komandanti dhe financuesi i misionit Inspiration4, tregoi se muajin e kaluar patën një alarm gjatë misionit, duke paralajmëruar ekuipazhin për një problem në ventilatorin e tualetit. Ai tha se ai dhe shokët e tij pasagjerë duhej të punonin me kontrollorët e SpaceX në terren për të zgjidhur problemet.

Çështja nuk shkaktoi ndonjë problem serioz për ekuipazhin e Inspiration4. Por pasi ekuipazhi i Inspiration4 u kthye në Tokë, SpaceX çmontoi anijen kozmike për të inspektuar më tej se çfarë mund të kishte shkuar keq.

SpaceX po punon për të pastruar dhe rregulluar problemin në anijen kozmike. Një kapsulë krejt e re e Crew Dragon, e quajtur Endurance, e cila është planifikuar të marrë katër astronautë të tjerë në ISS të mërkurën, do të bëjë rregullimin e saj.

(s.b/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kuriozitete kuriozitete nasa spacex william gerstenmaier nasa spacex william gerstenmaier

Sondazh

Poll