Bota

Provokon Vulin: S’na duhen rusët, në Kosovë kthehemi me ata serbë që kemi atje

3 Nëntor 2021, 15:24 Nga DOSJA
Provokon Vulin: S’na duhen rusët, në Kosovë kthehemi me ata

SERBI – Ministri serb i Mbrotjes Aleksandar Vulin ka reaguar pas deklaratave të ish-kreut të FSK, Kadri Kastrati se Serbia po dërgon mercenarë rusë në kufi për të destabilizuar Kosovën.

Ai ka thënë se Serbia nuk ka nevojë për apo ndonjë forcë tjetër të huaj nëse do dëshirojë të kthehet me forcë në Kosovë. Ai ka thënë se kur shqiptarët  ( referuar kështu kosovarëve) kanë frikë dhe nuk e kanë ndërgjgjen e qetë hidhen e flasin për agresionin serb.

“Kur frika dhe një ndërgjegje e papastër u flasin shqiptarëve, ata zakonisht flasin për agresionin serb dhe rrezikun rus dhe fillojnë të ankohen se sa i rrezikshëm është Vuçiç, dhe Serbia është e mrekullueshme. As presidenti Vuçiç dhe as unë nuk po përgatisim apo kërkojmë vullnetarë rusë”, tha ai.

Vulin thekson se do të mjaftonin serbët e lindur në atë zonë nëse Serbia do të donte të kthehej në gjithë territorin e Kosovës.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni aleksander vulin fsk ish-kreu i fsk kadri kastrati aleksander vulin fsk ish-kreu i fsk kadri kastrati

Sondazh

Poll