Aktualitet

VD-‘Vetting’noterëve, Manja:Të dënuarit e ata me kontakte të papërshtatshëm,largohen

3 Nëntor 2021, 12:18 Nga DOSJA
VD-‘Vetting’noterëve, Manja:Të dënuarit e ata me

TIRANË– Noterët do t’i nënshtrohen gjithashtu një procesi Vettingu që do të përfundojë me përjashtimin nga profesioni dhe heqjen e licencave për të gjithë ata persona që kanë qenë të dënuar, kanë precedent penalë apo kontakte me persona të inkriminuar. Në një deklaratë për emdiat, pas mbledhjes së Qeverisë, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se kriteret për filtrimin e noterëve janë të njëjtat me ato të gjyqtarëve dhe prokurorëve që i janë nështruar procedurës së Vettingut.

Manja tha se ky projekligj ka kaluar sot në mbledhjen e qeverisë dhe se këtij Vettingu nuk do t’i nënshtrohen vetëm noterët e rinj, por edhe ata që kanë licencë aktualisht. I pyetur se kush do të merret me filtrimin e noterëve, Manja tha se tagerin e ka Ministria e Drejtësisë.

“Sapo kaluam në qeveri pr.ligjin për ndryshime në ligjin për noterinë, nismë e rëndësishme që ka për qëllim forcimin e integritetit të profesionit e lidhet me besueshmërinë e publikut tek ky shërbim. Ky ligj përcakton kritere të reja për futjen në profesionin e noterit dhe që kanë të bëjnë me mos përfshirjen në këtë sistem të personave që kanë lidhje apo kontakte të papërshtatshme me krimin e organizuar, ose persona të dënuar për vepra penale të rënda. E këtyre kritereve të reja do i nënshtrohen edhe noterët që janë pjesë e shërëbimit noterial përmes inspektimeve proaktive që do ushtrojë ministria e drejtësisë. Në kriteret e reja që përcakton ligji, pjesë e shërbimit të noterisë s’mund të jenë, s’mund të bëhen dhe nuk do jenë as noterët që janë në listën e personave të shpallur sipas ligjit më fuqi në kuadër të masave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Në këtë ligj përcaktohen kritere të reja për pranimin në këtë profesion si janë kriteret e pranimit për kandidatët për gjyqtarë e prokurorë në shkollën e magjistraturës. Po ashtu ligji i ri përcakton të njëjtat kritere për heqjen e licencës apo masave disiplinore të njëjtat si për gjyqtarët dhe prokurorët. Ndryshimet që propozohen sot jo vetëm që përcaktojnë kritere të reja për ata që do të pranohen në sistemin e noterisë, por as më shumë as më pak është një proces vetingu për noterët që sot janë në këtë shërbim dhe kjo ka të bëjë me verifikimin e kontakteve të tyre me persona të dënuar. Është veting për sistemin noterial në Shqipëri. Ligji për noterinë që është i vitit 2018 ka përcaktuar dhe mekanizmat e filtrimit. Është Ministria e Drejtësisë që përmes inspektimeve të planifikuara dhe hetimeve proaktive do ta bëjë filtrimin e këtij sistemi. Është një sistem i deleguar, por që përgjegjëse për këtë hetim dhe tagerin e ka Ministria e Drejtësisë,”- tha Manja ndër të tjera.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore ilsu manja vendimet e qeverise 3 nentor 2021 vetting per noteret ilsu manja vendimet e qeverise 3 nentor 2021 vetting per noteret

Sondazh

Poll