Aktualitet

Gjykata lë në burg Klodian Trocin, ish-drejtorin e Kadastrës Vlorë

3 Nëntor 2021, 11:55 Nga DOSJA
Gjykata lë në burg Klodian Trocin, ish-drejtorin e Kadastrës

VLORË–  Gjykata e Apelit në Vlorë ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së parë, ‘arrest me burg’ për ish-drejtorin e Kadastrës në Vlorë Klodian Troci. Në gjykatën e Apelit në Vlorë, bashkë me Trocin, mbërritën edhe Bardhyl Gjikaj dhe Spiro Duni.

Të tre këta persona zgjodhën që të mos paraqiten në gjykatën e Apelit duke ia lënë mbrojtjen e tyre avokatëve mbrojtës.

Trocit iu janë gjetur në banesë 60 mijë euro të cilat i justifikoi me të vëllanë. Troci tha se i vëllai punonte në fushën e ndërtimit dhe paratë ia kishte besuar atij për t’ja ruajtur. Hetuesit e Vlorës kanë në mbikqyrje edhe persona të tjerë, pasi dyshohet se punonjës në Kadastër janë të përfshirë në akuzat me abuzimin me dosjet e pronave në Dhërmi dhe jo vetëm.

Një nga denoncuesit për rastin e Trocit ka qenë edhe kryetari i qarkut të Vlorës, Ervis Moçka, i cili ka sinjalizuar për problematikat që kishte procesi i regjistrimit të pronave.

Troci u prangos pak pasi dha dorëheqjen nga detyra si kreu i Kadastrës, ndërsa akuzohet se së bashku me Bardhyl Gjikën, drejtorin e Drejtorisë së pronave në Qarkun e Vlorës (I arrestuar pasi inskenoi vjedhjen e dy dosjeve të pronave në zyrat e këshillit të qarkut në Vlorë, me qëllim që të fshihnin falsifikimin), dhe specialistin në drejtorinë e administrimit të tokave, Kreshnik Mino kanë bashkëpunuar duke falsifikuar dokumente pronësi nga viti 2019 deri në vitin 2021.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata vlore kadastra vlore klodian troci vlore gjykata vlore kadastra vlore klodian troci vlore

Sondazh

Poll