Aktualitet

Spiunazh?Po bënin foto dhe video,arrestohen 2 shqiptarët në kampin ushtarak në Greqi

3 Nëntor 2021, 13:27 Nga DOSJA
Spiunazh?Po bënin foto dhe video,arrestohen 2 shqiptarët në

GREQI- Dy shqiptarë janë arrestuar në Greqi pasi akuzohen se kanë fotografuar dhe bërë video objekteve në kampin ushtarak në Atikë. Mediat greke, e cilësojnë këtë rast si spiunazh nga ana e shqiptarëve.

Ngjarja ka ndodhur më 28 tetor në kampin e artilerisë “Major Stefanakis” në malin Egaleo. Shqiptarët kanë bërë video dhe foto të instalimeve ushtarake, deri në momentin që u kapën nga një toger që ishte në detyrë.

Në momentin që kanë parë togerin, shqiptarët tentuan që të largohen mirëpo jo për gjatë. Togeri njoftoi policinë e cila bëri arrestimin e të rinjve.

“Kjo është e vërtetë. Ne po përpiqeshim të gjenim një rrugëdalje. Menduam se ishte një vend që ishte braktisur sepse telat kishin rënë. Kemi kërkuar ndihmë edhe nga një ushtar. Fotot ia treguam policisë. Kemi humbur dhe nuk kemi ditur të largohemi nga vendi i ngjarjes”, ka thënë njëri nga dy të pandehurit. “Ne jemi nisur nga Kopshti Botanik në Haidar bashkë me katër persona të tjerë dhe në një moment kemi humbur”, -tha ai në dëshminë e tij.

Avokatët mbrojtës të dy të pandehurve, Mariolis Panagiotis dhe Nakou Theano, theksuan se ishte “një shëtitje e rastësishme në një vend ku nuk ka rrethim apo shënjim të hapësirës ushtarake”.

Përshtatur nga: Protothema.gr

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptaret ne greqi greqi shqiptaret ne kampin ushtarak arrestohen shqiptaret ne greqi greqi shqiptaret ne kampin ushtarak

Sondazh

Poll