Aktualitet

Kushtoi 200 mln lekë, çahet rruga Librazhd-Babje! Kryebashkiaku:S’mbajmë përgjegjësi

2 Nëntor 2021, 21:04 Nga DOSJA
Kushtoi 200 mln lekë, çahet rruga Librazhd-Babje!

LIBRAZHD– Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla promovoi investimin në infrastrukturën rrugore gjatë fushatës elektorale, por asfalti i rrugës rurale Librazhd-Babje është prishur vetëm pas 6 muajsh. Në të gjithë gjatësinë e rrugës ka pasur çarje e asfaltit.

Por kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra i kontaktuar me telefon nga Report Tv tha se investimi është kryer nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Ndaj si pasojë nuk mban përgjegjësi për kryerjen e këtyre punimeve.

Rikonstruksioni i aksit rrugor Babje dhe Polis me vlerë 203 milionë lekë u financua nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ndërsa tenderin e fitoi kompania “Vëllezërit Hysa”. Punimet nisen në gusht 2020 dhe duhej të përfundonin në shkurt 2021. Por jo vetëm që përfunduan me vonësë, cilësia duket se lënë për të dëshiruar.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet kastriot gurra librazhd rruga librazhd-babje kastriot gurra librazhd rruga librazhd-babje

Sondazh

Poll