Bota

Dendias pas takimit me Selakoviç nuk garantoi mosnjohjen e Kosovës

2 Nëntor 2021, 15:44 Nga DOSJA
Dendias pas takimit me Selakoviç nuk garantoi mosnjohjen e Kosovës

GREQI- Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias  pas takimit me homologun serb, Nikola Selakoviq tha se Greqia do të vazhdojë ta mbështesë rrugën evropiane të Serbisë dhe se Athina mbështet dialogun Kosovë –Serbi.

Gjatë fjalës së tij, Dendias, nuk dha ‘garanci’ se Greqia nuk do të lëvizë nga qëndrimi për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës. Ai tha se ka biseduar edhe për Kosovën me homologun e tij serb dhe se është shprehur i kënaqur me uljen e tensioneve në veri të Kosovës.

Ne mbështesim të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që t’i qasen takimit të ardhshëm në mënyrë konstruktive, i cili, siç tha Nikolla, do të zhvillohet pas disa javësh”, tha Dendias.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, pas një bisede dhe një takimi plenar të delegacionit serb dhe atij grek, Dendias dhe Selakoviq thanë se kanë biseduar për çështje të shumta me rëndësi për të dy vendet dhe kanë shkëmbyer mendime për situatën në rajon, bashkëpunimin ekonomik dhe rrugën evropiane të Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë që tha se Greqia mbështet rrugën e Shqipërisë për integrim në BE, Dendias shprehu shqetësimin për ngjarjet në Bosnjë e Hercegovinë, duke shtuar se vështirësitë atje kërcënojnë jo vetëm ekuilibrin e ndjeshëm atje, por edhe stabilitetin në të gjithë rajonin.

“Greqia është kundër forcave centrifugale të cilat mund të dëshirojnë të rihartojnë rajonin tonë”, tha Dendias

(D.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi nikola selakoviç nikos dendias dialogu kosove-serbi nikola selakoviç nikos dendias

Sondazh

Poll