Bota

Video/ 5-vjeçarja bie nga ballkoni, banorët dyshojnë se është shtyrë qëllimisht

2 Nëntor 2021, 18:39 Nga DOSJA
Video/ 5-vjeçarja bie nga ballkoni, banorët dyshojnë se

GREQI– Një 5-vjeçare në Selanik, e cila ra nga ballkoni, shpetoi pasi u pengua nga një pemë dhe falë ndihmës së dhënë nga doktori që u gjend pranë. Shumë kalimtarë gjithashtu erdhën menjëherë në ndihmë.

“Ka rënë nga ballkoni, nga kati i katërt, aty ka një pemë dhe për fat e kapi pema. Pastaj u rrëzua në tokë. Shkuam menjëherë ta ndihmonim. Ishte pa ndjenja dhe e gjakosur. Pasi e ndihmoi një mjek që u gjend aty ajo filloi të merrte frymë”, tha një dëshmitar, i cili tregoi më pas videon ku ishte regjistruar ngjarja.

Banorët thanë se u ishte dukur e dyshimtë që asnjë prej familjarëve të saj nuk u shfaq në vengjngjarje dhe askush nuk nxitoi ta merrte atë. Ata mendojnë se dikush e ka shtyrë qëllimisht vajzën nga ballkoni. Sipas tyre, një grua iu afrua, e përqafoi dhe tentoi të largohej me të, por ata e ndaluan. Arsyeja e rënies së 5-vjeçares nga ballkoni nuk është zbardhur ende. Ndërkohë, autoritetet po vijojnë hetimet.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni 5 vjecarja rrezohet nga ballkoni greqi selanik 5 vjecarja rrezohet nga ballkoni greqi selanik

Sondazh

Poll

Bota 2 Nëntor 2021, 16:52

Vendimi: “Yahoo” s’operon më në Kinë!

PEKIN- “Yahoo” nuk do të operojë më në Kinë! Ky është vendimi i fundit i korporatës teknologjike duke arsyetuar se është detyruar të dalë në këtë përfundim për ...