Bota

Tentuan të transportonin 43 kg drogë në Greqi, arrestohen dy të rinj shqiptarë

2 Nëntor 2021, 17:24 Nga DOSJA
Tentuan të transportonin 43 kg drogë në Greqi, arrestohen dy

KOSTUR – Dy të rinj shqiptarë u arrestuan mesditën e djeshme në Greqi pasi në automjetin e tyre u gjetën 43 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Mediat helene raportojnë se një 33-vjeçar dhe një 28-vjeçar u kapën në flagrancë me 41 pako të mbushura me drogë të vendosura në dy çanta. Ndalimi i tyre u bë i mundur nga specialistët e Drogën dhe Skuadra e Krimit Ndërkufitar të Kosturit.

Bashkë me lëndën narkotike, dy shqiptarëve, ende të paidentifikuar, iu gjetën dy telefona dhe 3 karta SIM.

Marrë nga “voria.gr”

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota arrestohen shqiptaret ne greqi greqi arrestohen shqiptaret ne greqi greqi

Sondazh

Poll

Bota 2 Nëntor 2021, 16:52

Vendimi: “Yahoo” s’operon më në Kinë!

PEKIN- “Yahoo” nuk do të operojë më në Kinë! Ky është vendimi i fundit i korporatës teknologjike duke arsyetuar se është detyruar të dalë në këtë përfundim për ...