Bota

Krim makabër në Angli, trupi i një gruaje gjendet në valixhe. Prangoset bashkëshorti

2 Nëntor 2021, 18:48 Nga DOSJA
Krim makabër në Angli, trupi i një gruaje gjendet në

HALIFAX – Britania e Madhe është shokuar nga lajmi i gjetjes së një kufome të një 45-vjeçareje brenda një valixheje. Viktima Dawn Walker dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj Thomas Nutt, kurse trupi iu gjet 4 ditë pas martesës.

Bashkëshorti është arrestuar nga policia si i dyshuari kryesor për krimin makabër. Sipas të dhënave të policisë mendohet se gruan e kanë mbytur, ndërsa trupin e kanë futur më pas në valixhe, e cila u gjet në parkun e lojërave për fëmijë pranë shtëpisë së çiftit.

Ngjarja e rëndë ka tmerruar familjarët e çiftit Hutt. Vetëm 4 ditë më parë, ata kurorëzuan martesën midis tyre në zyrën e bashkisë së Halifax, West Yorkshire.Po ashtu edhe motivet e krimit mbeten akoma të pazbardhura.

(d.V/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll

Bota 2 Nëntor 2021, 16:52

Vendimi: “Yahoo” s’operon më në Kinë!

PEKIN- “Yahoo” nuk do të operojë më në Kinë! Ky është vendimi i fundit i korporatës teknologjike duke arsyetuar se është detyruar të dalë në këtë përfundim për ...