Bota

Policët “tallen” me genocidin, bëjnë “pompa” në memorialin e Holokaustit

2 Nëntor 2021, 19:18 Nga DOSJA
Policët “tallen” me genocidin, bëjnë

GJERMANI– Shefi i policisë së Berlinit ka kërkuar falje pasi disa oficerë u fotografuan duke bërë ‘pompa’ në një memorial të Holokaustit. Fotografitë e publikuara nga tabloidi BZ tregojnë oficerë me uniformë të mbështetur në memorialin e kryeqytetit për gjashtë milionë hebrenjtë e vrarë në Holokaustin nazist midis viteve 1941 dhe 1945. Gazeta tha se fotot ishin marrë nga një video që duket se është bërë nga vetë ata në një telefon cellular, gjatë një fundjave pushimi në maj, kur ata u vendosën në zonë për shkak të demonstratave.

Memoriali për hebrenjtë e vrarë të Evropës, një fushë me 2700 pllaka betoni gri pranë Portës së Brandenburgut, u përurua në vitin 2005 dhe është i hapur gjatë gjithë kohës. Ai nuk është i rrethuar nga asnjë pengesë dhe vizitorët supozohet të përmbahen nga aktivitete të tilla si vrapimi dhe kërcimi nga një pllakë në tjetrën. Shefja e policisë së Berlinit, Barbara Slowik, tha se incidenti do të shqyrtohet nga brenda.

“Sjellja e kolegëve nuk respekton atë që përfaqëson ky memorial dhe gjithashtu ofendon kujtesën e atyre që u vranë,” tha Slowik.

Sindikata e PBB-së, e cila përfaqëson oficerët e policisë, gjithashtu kërkoi falje dhe dënoi veprimin e oficerëve, duke shtuar se duhet të ketë ‘pasoja’ për të përfshirët.

“Memoriali i Holokaustit nuk është një shesh lojërash aventureske. Ky veprim i pashpjegueshëm tallet me genocidin e miliona njerëzve dhe shkel vlerat për të cilat qëndron policia jonë e Berlinit.” thuhet në deklaratë.

Burimi: LAD Bible

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota berlin gjermani hebrenjte holokausti berlin gjermani hebrenjte holokausti

Sondazh

Poll