Aktualitet

LSI kërkesë SPAK, KLSH dhe Prokurorisë: Nisni hetimet për Kaskadën e Drinit

2 Nëntor 2021, 16:05 Nga DOSJA
LSI kërkesë SPAK, KLSH dhe Prokurorisë: Nisni hetimet për

TIRANË– Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar verifikimin dhe nisjen e hetimeve mbi shpërdorimin me pasoja të rënda të Kaskadës së Drinit në prodhimin shkëmbimin dhe blerjen e energjisë elektrike me pasoja të rënda dhe me dëm ekonomik.

Në një kërkesë zyrtare drejtuar Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar, Prokurorisë së Tiranës dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit deputetët e LSI-së, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho kërkojnë që këto hetime të nisin sa më shpejt.

Dy deputetët e LSI shtojnë se kanë fakte dhe prova mbi këto abuzime të bëra në Kaskadën e Drinit. ‘Shpërdorimit të Detyrës’, ‘Korrupsionit Pasiv dhe Aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike’, ‘Vjedhje e Pasurisë së Shtetit duke Shpërdoruar Detyrën e Kryer në Bashkëpunim’, ‘Falsifikim i Dokumenteve’, ‘Ushtrim i Ndikimit të Paligjshëm ndaj Personave që Ushtrojnë Funksione Publike’, janë veprat penale që LSI pretendon se janë kryer.

 

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore kaskada e drinit lsi kerkese per drinin kaskada e drinit lsi kerkese per drinin

Sondazh

Poll