Aktualitet

Prokuroria e Përgjithshme bën bilancin për krimet zgjedhore, SPAK merr 24 dosje

2 Nëntor 2021, 15:34 Nga DOSJA
Prokuroria e Përgjithshme bën bilancin për krimet zgjedhore, SPAK

TIRANË– Prokuroria e Përgjithshme ka bërë bilancin e shkeljeve të kryera në lidhje me procesin zgjedhor të 25 prillit, ku u votua për Kuvendin. Në total, Prokuroritë kanë marrë 158 njoftime për vepra penale në fushën e zgjedhjeve prej të cilave, 91 prej të cilave kanë kaluar drejtpërdrejt në prokurori. Ndërsa në SPAK janë transferuar 24 njoftime dhe është vendosur mosfillimi i procedimit penal për 34 të tjera.

Nga këto të fundit 70 njoftime përbëjnë kallëzime të subjekteve politike apo kandidatëve drejtpërdrejt në prokurori, 3 njoftime të shtetasve në prokurori dhe 18 njoftime të institucioneve shtetërore në prokurori. Deri më tani, nga çështjet e regjistruara kanë përfunduar me vendim pushimi 20 çështje me 2 persona ne hetim. Po ashtu, janë në proces verifikimi paraprak 13 njoftime për veprat penale në fushën e zgjedhjeve.

Njoftimi i Prokurorisë:

Tiranë, 2 nëntor 2021. Në vijim të masave administrative dhe procedurale të ndërmara nga Prokurori i Përgjithshëm për të garantuar funksionimin normal të prokurorisë në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe ligjore për periudhën para, gjatë dhe pas zgjedhore, prokuroria është angazhuar për hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve, në kompetencë lëndore të juridiksionit të përgjithshëm. Nga raportimet e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm mbi veprat penale në fushën e zgjedhjeve për periudhën parazgjedhore rezulton se prokuroritë kanë regjistruar procedimin penal për 82 njoftime për vepra penale në lidhje me zgjedhjet, prej të cilave 2 janë rregjistruar kryesisht. Aktualisht janë 10 persona të cilët po ndiqen penalisht për veprat penale të mësipërme. Janë arrestuar në flagrancë 4 persona, është kërkuar masa e sigurisë “arrest në burg” për 3 persona dhe është pranuar kërkesa për 2 persona.

Prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm kanë marë gjithsej 158 njoftime për vepra penale në fushën e zgjedhjeve prej të cilave, 91 drejtpërdrejt në prokurori. Nga këto të fundit 70 njoftime përbëjnë kallëzime të subjekteve politike/kandidatëve drejtpërdrejt në prokurori, 3 njoftime të shtetasve në prokurori dhe 18 njoftime të institucioneve shtetërore në prokurori. Nga çështjet e regjistruara kanë përfunduar me vendim pushimi 20 çështje me 2 persona ne hetim. Janë pezulluar 3 cështje dhe janë në gjykim 4 cështje me 4 persona.

Në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë në proces verifikimi paraprak 13 njoftime për veprat penale në fushën e zgjedhjeve. Janë transferuar për kompetencë lëndore SPAK-ut 24 njoftime dhe është vendosur mosfillimi i procedimit penal për 34 njoftime.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike krime zgjedhore prokuroria e pergjithshme krime zgjedhore prokuroria e pergjithshme

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Nëntor 2021, 13:49

Nis vaksinimi i mjekëve me dozën e tretë

TIRANË– Ditën e sotme ka nisur vaksinimi i mjekëve me dozën e tretë të vaksinës. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ndoqi nga afër procesin...