Politike

VD-‘E ndëpres mbledhjen’,Alibeaj debat me Bushkën, socialistja:Kërcënime mos bëj se…

2 Nëntor 2021, 15:26 Nga DOSJA
VD-‘E ndëpres mbledhjen’,Alibeaj debat me Bushkën,

TIRANË– Nënkryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj është përplasur me relatoren e Komisionit të ligjeve Klotilda Bushka. Teksa në mbledhje diskutohej për Agjencinë për Bashkëqeverisjen, Alibeaj mori fjalën dhe tha se kësaj agjecie i kanë dhënë shumë kompetenca aq sa do të ndjehej xheloz edhe vetë kryeministri Edi Rama po ta lexonte.

Bushka e kundërshtoi, por hasi në replikat e Alibeajt. Më tej Alibeaj tha se ai mund ta ndërpriste edhe mbledhjen, gjë që Bushka e mori si kërcënim dhe kërkoi që të mos përsëritej më.


Pjesë nga biseda:

Enkelejd Alibeaj: Kësaj agjencie i keni dhënë kompetenca që do bënin edhe vetë kryeministrin xheloz, se nuk e ka lexuar edhe këta….Edhe të drejtën për iniciativë ligjore e merr kjo agjenci.

Klotilda Bushka: Këtu e keni gabim!

Enkelejd Alibeaj: Mos ndërhy të lutem. Të mbaroj fjalën pastaj vazhdo

Klotilda Bushka: Jam relatore. S’mund të shtrembëroni thelbin e nismës si të doni, përqendrohuni tek neni, jo si mendoni ju se do bëhet.

Enkelejd Alibeaj: Se çfarë flas unë e gjykojnë ata atje, e dinë ata…Uën citoj dispozitat.

Klotilda Bushka: Ju po interpretoni

Enkelejd Alibeaj: Mbani vesh dhe mësoni çfarë do të thotë interpretim….Mund ta prish këtë mbledhje! Deri tani ishe mirë.

Klotilda Bushka: Kujdes gjuhën ju lutem se unë ju ndërpres fjalën dhe kaloj në votim. Mua kërcënime mos më bëni. Flisni siç ju takon. Me mua kujdes atë gjuhën bëjeni në partinë tuaj jo mua.

LAJM KRYESOR- Komisioni i Ligjeve, diskutohet projekligji ‘Për bashkëqeverisjen’

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike enkelejd alibeaj klotilda bushka komisioni i ligjeve 2 nentor 2021 enkelejd alibeaj klotilda bushka komisioni i ligjeve 2 nentor 2021

Sondazh

Poll