Bota

Dëshmitari i 5 në Hagë: Isha pjesë e njësisë 153, Calin e kam takuar, emrin s’ja di

2 Nëntor 2021, 12:48 Nga DOSJA
Dëshmitari i 5 në Hagë: Isha pjesë e njësisë 153,

HAGË – Në gjyqin ndaj ish-kreut të UÇK-së, Salih Mustafës në Dhomat Speciale në Hagë ka nisur dëshminë e tij dëshmitari i pestë.  Ai ka qenë pjesë e një njësiti të Brigadës 153 të UÇK-së, në Zllash, të Kosovës ndaj pyetjet e para i janë drejtuar lidhur me njësitin ku ka qënë  e më pas për njësinë “Skifterët”, më saktësisht pjesëtarët dhe drejtuesit e kësaj njësie.

Prokurori: Njësia në të cilën keni marrë pjesë ju ka pasur edhe një skuadër ushtarake, apo jo?

Përgjigja e dëshmitarit është e paqartë.

Prokurori: Çfarë uniforme vishnin pjestarët e njësisë suaj, ju lutem a mund të na shpjegoni se çfarë vishnin pjesëtarët e njësisë suaj?

Dëshmitari ka thënë se kishin uniformë të zezë. Prokurori e pyet nëse e kishte fjalën për njësinë e tij, për ushtarët dhe e ka pyetur çfarë uniforme vishte policia ushtarake.

Dëshmitari: Policia ushtarake zakonisht kanë pasur uniformë ushtarake, kamuflazh

Prokurori e ka pyetur nëse ishte i sigurt për këtë sepse kishte kaluar shumë kohë dhe i ka kërkuar ta konfirmojë edhe njëherë nëse  policia ushtarake ishte e veshur me uniforma kamuflazh kurse ushtarët e zakonshëm vishnin uniforma të zeza por përgjigja e dëshmitarit e paqartë. Prokurori e ka pyetur nëse ai vetë ka shkuar ndonjëherë në Zllash dhe dëshmitari i ka thënë se po, ka qënë një ose dy herë.

Prokurori: Përveç Brigadës 153, a kishte ndonjë shtab tjetër në Zllash?

Dëshmitari: Ishte njësia me emrin “Skifterat”.

Prokurori: Kjo njësia “Skifterët” që përmendet a njihet me ndonjë emër tjetër?

Përgjigja e dëshmitarit e paqartë.

Prokurori: Kush ishte komandanti i njësisë “Skifterët”?

Dëshmitari: Komandat ka qenë Cali.

Prokurori: Ti na the që Brigada 153 e kishte shtabin tek shkolla e Zllashit. Ku e kishte bazën njësia “Skifterët” në Zllash? Sa larg ishte baza e BIA-s nga shkolla ku qëndronte shtabi i Brigadës 153?

Dëshmitari ka thënë se nuk e dinte tamam të saktë vendodhjen he se largësia nga baza tek shkolla ishte afërsisht një kilometër.

Prokurori: Në qoftë se ju ishit në Shtabin e Brigadës 153 dhe ishit te shkolla dhe nëse do të ju duhej që të shkonit këmbë nga shkolla deri në bazën e “Skifterëve”, a do të ngjiteshit kodrës a ishte përpjetë rruga apo rrugë e drejtë?

Përgjigja e dëshmitarit ka qënë e paqartë.

Prokurori: A e mbani mend në Zllash nëse në bazën e “Skifterëve”, a ishte më sipër apo në terren më poshtë krahasim me shkollën?

Përgjigja e dëshmitarit ka qënë sërish e paqartë.

Prokurori: Ju na thatë që sa i takon njësisë “Skifterët”, ju e njihnit komandant Calin si komandant të njësisë “Skifterët”. A është e saktë kjo?

Dëshmitari i ka thënë se po. Prokurori e ka pyetur ëshmitarin nëse e mbante mend se si e kishte emrin apo mbiemrin komandat “Cali”, por ai i ka thënë se nuk e di. Prokurori ka vazhduar duke e pyetur nëse e dinte sot emrin e komandantit por përgjigja ka qënë e paqartë.

LAJMI KRYESOR: Vazhdon sot në Hagë gjyqi ndaj Salih Mustafës

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora deshmitari i katert per salih mustafen deshmitari i peste per salih mustafen gjyqi i salih mustafes salih mustafa del para gjykates speciale salih mustafës deshmitari i katert per salih mustafen deshmitari i peste per salih mustafen gjyqi i salih mustafes salih mustafa del para gjykates speciale salih mustafës

Sondazh

Poll