Bota

Aksident në Selanik, kamioni tërheq zvarrë çiklisten 42-vjeçare

2 Nëntor 2021, 12:26 Nga DOSJA
Aksident në Selanik, kamioni tërheq zvarrë çiklisten

SELANIK– Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e së martës në Selanik, teksa një kamion tërhoqi zvarrë një çikliste. Nga informacionet e para mësojnë se e plagosura është Dimitra Lordanidou, 42 vjeçe dhe është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Sipas medias greke in, aksidenti ka ndodhur teksa kamioni po kthehej në kryqëzimin e rrugëve Lambraki dhe Katsimidi. Kanë dale gjithashtu pamjet e regjistruara nga kamerat e vendngjarjes ku shihet se biçikleta është shtypur nën rrotat e kamionit.

Gjithçka filloi kur kamioni u përpoq të kthehej në rrugën Agiou Dimitriou. Shoferi nuk e ka parë gruan që po ashtu po kthehej me biçikletë në ato momente, për pasojë e ka tërhequr zvarrë dhe biçikleta i ka ngecur nën rrota.

 

“Kur arrita këtu gruaja ishte pa ndjenja nën kamion, ajo ishte gjakosur dhe ndodhej plotësisht nën kamion”, tha një dëshmitar okular.

U desh ndihma e zjarrëfikësev për të nxjerrë trupin e 40-vjeçares, e cila ndodhej poshtë kamionit.

(s.b/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota agiou dimitriou aksident automobilistik dimitra lordanidou selanik agiou dimitriou aksident automobilistik dimitra lordanidou selanik

Sondazh

Poll