Bota

‘Nuk ka kohë për fjalë’, mbretëresha Elizabet jep mesazhin e saj në Samit

2 Nëntor 2021, 09:37 Nga DOSJA
‘Nuk ka kohë për fjalë’, mbretëresha Elizabet

GLASGOW– Mbretëresha Elizabet u ka kërkuar liderëve botërorë në samitin e klimës COP26 që të “arrijnë qeverisjen e vërtetë” dhe të krijojnë një “të ardhme më të sigurt, më të qëndrueshme” për planetin.

Sipas BBC, në një video-mesazh të publikuar në konferencë ajo tha se shumë njerëz shpresonin se “koha për fjalë tani ka kaluar në kohën e veprimit”. Ajo u kërkoi atyre të veprojnë “për fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve tanë” dhe “të ngrihen mbi politikën e momentit”. Mbretëresha shtoi se ishte krenare për mënyrën sesi burri i saj i ndjerë, Princi Philip promovoi çështjet mjedisore.

Monarkja 95-vjeçare ishte planifikuar të merrte pjesë në konferencën e Kombeve të Bashkuara në Glasgow. Por ajo e regjistroi messzhin e saj në adresën e saj javën e kaluar në Kështjellën Windsor pasi u këshillua të pushonte pas kontrolleve mjekësore.

Në fjalimin e saj, Mbretëresha kujtoi se si “ndikimi i mjedisit në përparimin njerëzor ishte një temë afër zemrës” së Dukës së Edinburgut. Ajo iu referua paralajmërimit të tij në një mbledhje akademike të vitit 1969 për rreziqet e dështimit për të trajtuar ndotjen.

Është një burim i madh krenarie për mua që roli kryesor që luajti bashkëshorti im në inkurajimin e njerëzve për të mbrojtur planetin tonë të brishtë, jeton përmes punës së djalit tonë të madh Charles dhe djalit të tij të madh William. Nuk mund të jem më krenare për ta.”-tha ajo.

Përpara COP26, mbretëresha u dëgjua duke sugjeruar se ishte e irrituar nga njerëzit që “flasin” por “nuk veprojnë”, kur bëhet fjalë për çështjen e klimës.

Lajmi kryesor/ Konferenca e OKB-së për klimën, gati marrëveshja për të ndaluar shpyllëzimin

(D.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota cop26 ne glasgow konferenca per klimen mbretëresha elisabeta ii cop26 ne glasgow konferenca per klimen mbretëresha elisabeta ii

Sondazh

Poll

Bota 2 Nëntor 2021, 08:20

Biden: Dekadë vendimtare për planetin

Në samitin mbi klimën që po mbahet në Glasgou të Skocisë presidenti amerikan u zotua për një angazhim të ri të guximshëm nga Shtetet e Bashkuara: një reduktim p...