Bota

I dehur dhe nën efektin e kokainës, aksidentohet “Bossi” me Ferrari

2 Nëntor 2021, 09:18 Nga DOSJA
I dehur dhe nën efektin e kokainës, aksidentohet “Bossi”

MBRETERI E BASHKUAR- Shefi i një kompanie shkatërroi Ferrarin e tij në një përplasje me 100 milje në orë, pasi po e drejtonte mjetin në gjende të dehur dhe nën efektin e lëndëve narkotike. Darren Turner 46-vjeç ishte mbi 2-fishin e shpejtësisë së lejuar në momentin e aksidentit. Ai u fut në rreth-rrotullim dhe më pas u përplas me një shtyllë ndërsa Ferrari i tij përfundoi në anën tjetër të karrexhatës.

Nga mediat e huaja mësohet se automjetit iu shkatërrua plotësisht rrota e pasme dhe rrota e përparme.
Turner u dërgua në Spitalin Mbretëror të Worcester pas incidentit.
Ai u deklarua fajtor nga gjykata, për drejtimin e automjetit mbi kufijtë ligjorë të alkoolit dhe kokainës në gjakun e tij.
Turner, nga Kings Norton, Birmingham, u burgos për një vit dhe u iu pezullua leja e qarkullimit për katër vjet e gjysëm.

Gjatë dënimit, gjykatësi Andrew Lockhart QC tha: “Njerëzit mendojnë se veprat si kjo nuk kanë viktima, por kanë. Viktima është siguria e publikut.
Është e qartë se kjo shkelje është aq e rëndë sa që vetëm një dënim i rëndësishëm me burg mund të justifikohet”.
“Gruaja e tij e kishte duruar pijen, por droga ua shkatërroi martesën. Blerja e makinës në vetvete ishte një akt marrëzie.” tha kreu i gjykatës.

(s.b/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota andrew lockhart darren turner spitalin mbretëror të worcester andrew lockhart darren turner spitalin mbretëror të worcester

Sondazh

Poll

Bota 2 Nëntor 2021, 08:20

Biden: Dekadë vendimtare për planetin

Në samitin mbi klimën që po mbahet në Glasgou të Skocisë presidenti amerikan u zotua për një angazhim të ri të guximshëm nga Shtetet e Bashkuara: një reduktim p...