Bota

Konferenca e OKB mbi klimën në Glasgow, i pranishëm dhe Rama (ZHVILLIMET)

1 Nëntor 2021, 09:33 Nga DOSJA
Konferenca e OKB mbi klimën në Glasgow, i pranishëm dhe Rama

BRITANI– Mbretëria e Bashkuar po mban Samitin Cop26, që shihet si vendimtar nëse ndryshimi i klimës do të vihet nën kontroll. Takimi në Glasgow, ka nisur me fjalën hapëse të kryeministrit britanik, Boris Johnson i cili beri thirrje për veprim të menjëhershëm në lidhje me ndryshimet klimatike. Pas Johnson, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres përforcoi mendimin e tij si një nga avokatët më të zëshëm për veprime urgjente për uljen e emetimeve të gazeve serrë.

Fjalime të tjera ditën e sotme u mbajten nga SHBA-ja e cila premtoi dyfishimin e zhvillimit të energjsë së pastër, ndërkohë që Biden në fjalën e tij gjithashtu kërkoi falje për ndërprerjen e marrëveshjeve të Parisit nga ana e ish-Presidentit Donald Trump. Një tjetër arritje sot u cilësua edhe premtimi që dha India, e cila theksoi se do të ulë emetimet neto në 0 deri në vitin 2070. Brazili gjithashtu theksoi se është kurdoherë dakord për të marrë masa për zgjedhjet e çështjes së klimës. Ndërsa Kina edhe pse u bëri thirrje shteteve të tjera për uljen e emetimeve, vetë nuk dha asnjë premtim për të ndyshuar klimën. Përmes një videoje edhe Mbretëresha Elizabetë dha mesazhin e saj për nevojën e marrjeve të masave për ndryshimet kilimatike. Ajo u shpreh se liderët që janë mbledhur në këtë samit janë shpresa e të gjithë njerëzve për të trajtuar ndryshimet që kanë ndodhur.

Po sot teksa liderët po mbanin fjalimet e tyre, aktivistët për ndryshimet klimatike kanë nënshkruar një peticion me mbi 1 milion firma për tu zbatuar 5 pika, të cilat do të diskutohen në këtë samit.

Pesë pikat janë:

Mbani qëllimin e çmuar të 1.5C gjallë me reduktime të menjëhershme, drastike, vjetore të emetimeve.

Përfundoni menjëherë të gjitha investimet e karburanteve fosile , subvencionet dhe projektet e reja dhe ndaloni kërkimin dhe nxjerrjen e re.

Përfundoni kontabilitetin “kreativ” të karbonit duke publikuar emetimet totale për të gjithë indekset e konsumit, zinxhirët e furnizimit, aviacionin ndërkombëtar dhe transportin, dhe djegien e biomasës.

Dorëzoni 100 miliardë dollarët e premtuar për vendet më të cenueshme, me fonde shtesë për fatkeqësitë klimatike.

Zbatoni politika klimatike që mbrojnë punëtorët dhe më të cenuarit dhe reduktojnë të gjitha format e pabarazisë.

Ndërkohë që në konferencë merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili është mirëpritur nga Johnson dhe Guterres. Rama është fotografuar duke konsumuar një kafe me presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Samiti i cili do të mbahet nga 31 tetori deri më 12 nëntor, mund të çojë në ndryshime të mëdha në jetën tonë të përditshme. Konferenca klimatike e Parisit e 2015-ës bëri thirrje që temperaturat mesatare të rriten shumë më poshtë 2C, dhe mundësisht vetëm 1.5C, kur krahasohen me mesataret para-industriale. Gjatë këtij Samiti pritet që qeveritë duhet të premtojnë shkurtime më ambicioze në ngrohjen e gazeve nëse duam të parandalojmë një rritje më të madhe të temperaturës globale. Priret mbajtja e premtimeve të bëra nga ndotësit më të mëdhenj të botës, si SHBA dhe Kina, dhe nëse vendet më të varfra do marrin mbështetjen që u nevojitet. 

Vendimet e marra këtu mund të ndikojnë në punët tona, mënyrën se si i ngrohim shtëpitë tona, çfarë hamë dhe si udhëtojmë. Për këtë konferencë, 200 vendeve po kërkohen për planet e tyre për të ulur emetimet deri në vitin 2030. Shumica e vendeve do të përcaktojnë planet e tyre për të reduktuar emetimet përpara fillimit të samitit, kështu që ne duhet të kuptojmë nëse jemi në rrugën e duhur. Deri në 25,000 njerëz priten në Glasgoë, duke përfshirë liderë botërorë, negociatorë dhe gazetarë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Fjalimi prekës i Mbretëreshës Elisabeth, përkujton Princin Philip

Përfundon samiti i klimës për sot/ Përmbledhje të pikave kryesore që u diskutuan

Samiti i klimës, aktivistët kërkojnë zbatimin e 5 pikave (Nënshkruajnë peticion)

Samiti i klimës, Kina nuk bën asnjë premtim të rëndësishëm për të ul emetimet

Samiti i klimës, Biden: Duhet të dyfishojmë zhvillimin e energjisë së pastër

Samiti i klimës, Bolsonaro: Brazili është i gatshëm për të ofruar kushte më të mira

Samiti i Klimës, Johnson: Nëse nuk marrim masa fëmijët tanë nuk do na e falin kurrë

Samiti i klimës, India synon të ulë emetimet neto në 0 deri në vitin 2070

SHIHENI VETË! Presidentin Biden e zë gjumi në konferencën për Klimën në Skoci

Erdogan nuk merr pjesë në Samitin e Klimës, zyrtarët: Është për arsye sigurie

Rama&Vuçiç kokë më kokë, Marcon afrohet e u thotë diçka/ Presidenti serb bën gjestin

Vuçiç-Ramës: Ta mbajmë apo ta shtyjmë takimin në Beograd, pas ngjarjeve në Shkup?

‘Bota zhvilluar ka një detyrë të veçantë’, Johnson thirrje për veprim

‘Ne po gërrmojmë varret tona’, sekretari i OKB-së meaazh të fortë nga Glasgow

Konferenca e OKB/ Rama ulet në tavolinë me Vuçiç, konsumojnë kafe

Samiti i Cop26 në Glasgow, Edi Rama takohet me Boris Johnson

(D.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota cop26 ne glasgow ndryshimet klimatike ne bote samiti i cop26 cop26 ne glasgow ndryshimet klimatike ne bote samiti i cop26

Sondazh

Poll