Bota

TRONDITËSE! Familjet afgane shesin vajzat e mitura te 50-vjeçarët

2 Nëntor 2021, 07:34 Nga DOSJA
TRONDITËSE! Familjet afgane shesin vajzat e mitura te

AFGANISTAN– Vajzat e mitura shiten të burrat e moshës 50-vjeçare në Afganistan. ‘CNN’ ka ndarë historinë e 9-vjeçares Parvana Malik, e cila ka përjetuar të njëjtin fat pasi po i shitet si mall një 55-vjeçari.

Vogëlushja është e shqetësuar se do dhunohet dhe do detyrohet që pjesën më të madhe të jetës ta kalojë në shtëpi. Të njëjtin fat si ajo e ka pasur dhe motra e saj 12-vjeçare e cila po ashtu iu është shitur një personi më të madh në moshë.

Babai i saj Abdul Malik, shprehet se nuk e zë gjumi natën pasi është pushtuar nga ndjenja e fajit dhe turpit. “Ne jemi tetë anëtarë.Duhet të shes për të mbajtur gjallë anëtarët e tjerë të familjes”.-tha ai.

Prindërit e tjerë afganë shprehen për CNN se nuk kanë zgjidhje tjetër pasi duhet të mbijetojnë.

Burimi: CNN

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota afganistan parvana malik shiten vajzat ne afganistan vajzat martohen me burra afganistan parvana malik shiten vajzat ne afganistan vajzat martohen me burra

Sondazh

Poll