Bota

“Kemi 5 miliardë për Greqinë”/Princi i Arabisë Saudite hap ‘thesin’:Ku do investoni?

2 Nëntor 2021, 06:41 Nga DOSJA
“Kemi 5 miliardë për Greqinë”/Princi i Arabisë

SKOCI– Arabia saudite është gati të nisë investime madhore në Greqi. Ky ishte zotimi që princi i kurorës Mohammed bin Salman i bëri ditën e djeshme kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis gjatë konferencës së OKB mbi ndryshimet klimatike.

“Ne kemi 5 miliardë euro për ju. Na tregoni se në cilët sektorë doni t’i investoni”, citohet t’i ketë thënë kryeministrit grek Mohammed bin Salman, i cili u prit me nderime të veçanta nga krerët e Arabisë Saudite.

Delegacioni grek ka hedhur në tryezë një propozim për krijimin e një linje të dhënash që do të lidhë Greqinë me Arabinë Saudite. Propozimi ka gjetur terren pozitiv dhe ka gjasa që ky projekt, i cili konsiderohet me rëndësi të madhe gjeostrategjike dhe ekonomike, të jetë projekti i parë i bashkëfinancuar nga të dy vendet.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota greqi konferenca e okb mohammed bin salman greqi konferenca e okb mohammed bin salman

Sondazh

Poll