Bota

‘Bisha’ e Biden! PAMJET e makinës presidenciale, rezistuese ndaj shpërthimeve

2 Nëntor 2021, 08:24 Nga DOSJA
‘Bisha’ e Biden! PAMJET e makinës presidenciale, rezistuese

SHBA- Makina presidenciale e Joe Biden e tipit Cadillac, një makinë e madhe në ngjyrë të zezë e njohur si “Cadillac One”, është e stolisur me një flamur amerikan dhe është cilësuar nga mediat e huaja si një bishë e vërtetë.

Sipas The Sun, ai e përdor atë për dalje të ndryshme, kur mendon se siguria mund të jetë një problem. Motori i saj i blinduar kushton 1.1 milion £ dhe peshon të paktën 4.5 ton. Automjeti transportohet në cilindo shtet ku ndodhet Presidenti. Limuzina është e teknologjisë së lartë, ajo përmban pothuajse çdo gjë brenda që nga furnizues me gjak e deri tek një karrocë e veshur e blinduar. Motori është gjithashtu i izoluar kundër sulmeve kimike dhe biologjike, dhe ka dritare antiplumb.

Veshja e blinduar prej tetë inçësh, i bën dyert të peshojnë njësoj si ato të një Boeing 757. Dritaret me shumë shtresa të trasha pesë inç dhe një shtresë e brendshme rezistente ndaj shpërthimit e bëjnë atë praktikisht të padepërtueshme. Dorezat e dyerve mund të elektrizohen për të parandaluar hyrjen.

Nëse “bisha” duhet të shkojë në sulm, ka bombola gazi lotsjellës të montuar në pjesën e përparme, si dhe në bord armë gjahu me pompë. Ajo gjithashtu ka pajisje të gjera të komunikimit elektronik me një linjë të drejtpërdrejtë me Zëvendës-Presidentin dhe Pentagonin.

(s.b/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota foto galeri cadillac joe biden makina e joe biden makina e presidentit biden cadillac joe biden makina e joe biden makina e presidentit biden

Sondazh

Poll

Bota 2 Nëntor 2021, 08:20

Biden: Dekadë vendimtare për planetin

Në samitin mbi klimën që po mbahet në Glasgou të Skocisë presidenti amerikan u zotua për një angazhim të ri të guximshëm nga Shtetet e Bashkuara: një reduktim p...